Rusia përdori një fotografi të vitit 2010 të depove të mbetjeve radioaktive të termocentralit slloven për të pretenduar se Ukraina po planifikon të shpërthejë një “bombë të pistë”.

Dhe Qeveria e Sllovenisë reagoi ndaj postimit të Rusisë në Twitter për përgatitjen e pretenduar të Ukrainës për një shpërthim “bombë të pistë”, e cila u ilustrua nga fotot e depove të mbetjeve radioaktive të Termocentralit Bërthamor Krško, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Reklama

Kështu, qeveria sllovene ri-shpërndau postimin e Ministrisë së Mbrojtjes Ruse dhe deklaroi se fotografia e përdorur nga rusët i përket Agjencisë për Menaxhimin e Mbetjeve Radioaktive të Sllovenisë (ARAO).

Reklama

Në të njëjtën kohë, theksohet se mbetjet radioaktive në Slloveni ruhen në mënyrë të sigurt, janë nën mbikëqyrje dhe nuk përdoren për të bërë ndonjë “bombë të pistë”.

Reklama

Ndryshe, ministri i Mbrojtjes i Federatës Ruse, Sergei Shoigu, zhvilloi bisedime telefonike me ministrin e Mbrojtjes së Francës, Sébastien Lecornu, ministrin e Mbrojtjes së Turqisë, Hulusi Akar dhe sekretarin britanik të Mbrojtjes, Ben Wallace, gjatë të cilave ka shprehur atë që ai ka pretenduar “një shqetësim lidhur me përdorimin e mundshëm të supozuar të një bombe të pistë nga Ukraina”. /Telegrafi/