eksperti-banner

Rusia edhe sot ka vazhduar sulmet e njëpasnjëshme ndaj forcave ukrainase.

Megjithatë, forcat anti-ajrore ruse kanë goditur objektivat e gabuara gjatë ditës së sotme.


Në fakt, mbrojtja ajrore ruse rrëzoi sërish aeroplanin e vet, i pesti që nga fillimi i luftës.

Raportohet se piloti ka arritur të mbijetojë dhe është dërguar në një spital në Donetsk.

Kujtojmë se kjo nuk është hera që rusët qëllojnë objektivat e tyre, ku në kaluarën kanë sulmuar gabimisht llogoret e ushtarëve të tyre.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit të kaluar duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale. /Telegrafi/