LAJMI I FUNDIT:

Rukiqi: Vonesat në krijimin e Qeverisë së re po shkaktojnë dëme të mëdha te bizneset

Rukiqi: Vonesat në krijimin e Qeverisë së re po shkaktojnë dëme të mëdha te bizneset

Vonesat e krijimit të qeverisë nuk po ndikojnë vetëm në buxhetin e vendit, mirëpo janë duke shkaktuar dëme të mëdha edhe në uljen e besimit së bizneseve.

Kështu tha drejtori i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, në një takim me shoqatën e zejtarëve dhe afaristëve “Esnaf” nga Prizreni, takim ky i cili u mbajt për të shqyrtuat mundësin e një lidhje bashkëpunimi në përkrahje të sektorit privat.


Rukiqi tha se në matjen e tremujorit të fundit të vitit 2019, është parë një bllokadë te bizneset, gjë që ka ndikuar në uljen e konferencës së bizneseve. E krejt kjo ka ndodhur për shkak të zvarritjes së procesit zgjedhor dhe vonesave në krijimin e qeverisë.

“Sa i përket vonesave dua ta ritheksojë edhe një herë faktin që kemi vetëm efekte që lidhen me buxhetin apo me mundësin që të ketë vonesa në miratimin e buxhetit, mirëpo kemi dëme shumë më të mëdha në vet përformancën e bizneseve që vërehen në muajt e fundit në indikatorin e matjes së këtyre bizneseve që i kemi rezultatet e para dhe nuk janë mjaft inkurajuese për tre mujorin e fundit të vitit 2019, gjë që ka ndikuar në uljen e besimit së bizneseve, pikërisht nga këto bllokadat e gjata, qoftë prej momentit kur janë shpallur zgjedhjet, pastaj edhe në finalizimin e rezultatit zgjedhor që do të duhej të kurorëzohej me krijimin e qeverisë”, u shpreh Rukiqi.

Ai foli edhe rreth marrëveshjeve të fundit të proklamuara nga ndërmjetësi i presidentit Donald Trump me dialogun Kosovë-Serbi, ku tha se gjatë vitit 2013, kanë iniciuar një dialog teknik me Odën Ekonomike të Serbisë.

Nga hapja e linjës ajrore dhe riaktivizimi i hekurudhës deri te kërkesa për hapje të vendeve të punës - gjithçka që ndodhi nga takimet që Richard Grenell pati me zyrtarët në Kosovë dhe Serbi
Lexo po ashtu Nga hapja e linjës ajrore dhe riaktivizimi i hekurudhës deri te kërkesa për hapje të vendeve të punës - gjithçka që ndodhi nga takimet që Richard Grenell pati me zyrtarët në Kosovë dhe Serbi

Sipas tij, si tema kryesore janë diskutuar eliminimi i barrierave në përgjithësi, barrierave teknike që ekzistojnë dhe barrierave tjera që pamundësojnë lëvizjen e lirë të mallrave, por edhe të njerëzve me Serbinë.

Rukiqi tha se për shkak të zhvillimeve që pastaj pasuan nga obstruksioni serb në shumë fusha tjera që erdhi edhe rezultojë me vendosjen e taksës nuk ka pasur progres në atë kohë.

“Ne në vitin 2013 kemi iniciuar një dialog teknik me Odën Ekonomike të Serbisë dhe tre çështje kanë qenë, tre tema kryesore, eliminimi i barrierave në përgjithësi, barrierave teknike që ekzistojnë dhe barrierave tjera që pamundësojnë lëvizjen e lirë të mallrave po edhe të njerëzve me Serbinë dhe e dyta ka qenë kjo pjesa e cila lidhet me infrastrukturën, tri elemente që janë të rëndësishme për transportin, transporti hekurudhor, linja ajrore dhe e treta ka qenë pjesa e shërbimeve postare, për shkak të zhvillimeve që pastaj pasuan nga obstruksioni serb në shumë fusha tjera që erdhi edhe rezultojë me vendosjen e taksës nuk ka pasur progres në atë kohë, mirëpo ne i kemi konsideruar si marrëveshje të një pako të përgjithshme që e mundësojnë lëvizjen e lirë të mallrave dhe të shërbimeve dhe të njerëzve mes Kosovës dhe Serbisë dhe normalisht duke shfrytëzuar edhe infrastrukturën që do të ndërtojmë në mes dy ve ndeve edhe për lidhjen me korridoret e rëndësishme ndërkombëtare”, tha ai.

Rikthimi i linjës hekurudhore Prishtinë-Beograd - 333 kilometra dhe 9 lokomotiva në Kosovë, ndërsa 3,739 kilometra dhe mbi 300 lokomotiva në Serbi
Lexo po ashtu Rikthimi i linjës hekurudhore Prishtinë-Beograd - 333 kilometra dhe 9 lokomotiva në Kosovë, ndërsa 3,739 kilometra dhe mbi 300 lokomotiva në Serbi

Sa i përket takimit me shoqatën, Rukiqi tha se kanë bashkëpunim të mirëfilltë qe shumë vite dhe shpreson që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në vitet e ardhshme.

Kryetari i shoqatës “Esnaf”, Varis Xhejlani u shpreh se vizita e tyre sot në OEK, ishte që të shpërndajnë buletinin e punuar për 25 vjetorin e shoqatës Esnaf.

Xhejlani tha se ky buletin përmban informata të rëndësishëm rreth zhvillimit ekonomik dhe turistik me qëllim që të përcjellin traditën dhe kulturën e organizimit të Esnafit, te brezat e ardhshëm. /KP/Telegrafi/