LAJMI I FUNDIT:

Rukiqi tregon propozimin: Lokalet hapen sipas modelit lituanez, sheshet publike të lëshohen në shfrytëzim të tyre

Rukiqi tregon propozimin: Lokalet hapen sipas modelit lituanez, sheshet publike të lëshohen në shfrytëzim të tyre

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka thënë se 95 % e bizneseve në Kosovë janë prekur nga pandemia.

Rukiqi për RTV Dukagjinin ka thënë se odat ekonomike në Kosovë kërkojnë që sa më parë të hapen bizneset e sidomos ato që nuk paraqesin shumë rrezik.

Ai ka thënë se modeli i Lituanisë për rihapje pas COVID-19 është një shembull që mund ta ndjek Kosova, përcjell Telegrafi.


Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës thotë se një propozim është që hapësirat publike si sheshet apo hapësirat universitare të vendosen në dispozicion për lokalet dhe kafiteritë në mënyrë që të ketë mundësi të ruhet distanca sociale.

“Besoj se Prishtina por edhe komunat tjera kanë hapësira të tilla ku mund të shërbejnë klientët duke ruajtur distancën sociale”.

Rukiqi thotë me këto masa bizneset do të kenë mundësi të zbusin dëmet e pësuara deri më tani duke pasur një qarkullim gjatë verës.

I pari i Odës Ekonomike të Kosovës thotë se rihapja bizneseve duhet të bëhet brenda këtyre dy javëve./Telegrafi/