LAJMI I FUNDIT:

Rukiqi porosit bizneset: Respektoni masat mbrojtëse për COVID-19, ndryshe gjithçka do të kthehet në pikën zero

Rukiqi porosit bizneset: Respektoni masat mbrojtëse për COVID-19, ndryshe gjithçka do të kthehet në pikën zero

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka porositur bizneset që t’i respektojnë masat mbrojtëse ndaj virusit COVID-19.

Rukiqi me anë të një shkrimi në Facebook, ka thënë se nëse këto masa nuk respektohen, atëherë gjithçka do të kthehet në pikën zero.

“Kemi bërë shumë përpjekje dhe mund për të lejuar hapjen graduale të ekonomisë edhe shumë më shpejtë se vendet tjera, por gjithçka mund të kthehet në piken zero, nëse masat për të cilat jemi zotuar që do t’i respektojmë, nuk respektohen, sidomos ne bizneset ku ka grumbullime dhe turma. Bota ka filluar t’i kthehet normalitetit, por ky normalitet tani i ka rregullat e veta. Rregull mbi rregullat është kujdesi për veten dhe të tjerët, duke mbajtur distancën, duke mbajtur maskat (sidomos stafi) dhe duke bere dezinfektime te rregullta”, ka shkruar Rukiqi, përcjell Telegrafi.

Sipas tij, sa më shpejtë të ketë përfundim të pandemisë aq më shpejtë do të jetë rimëkëmbja ekonomike.

“Mospërhapja e virusit dhe shkuarja drejt përfundimit zyrtar të pandemisë na lejon të fokusohemi në pjesën e masave për rimëkëmbjen e ekonomisë. Sa me shpejt që kemi përfundim zyrtar të pandemisë, aq më e shpejtë do të jetë rimëkëmbja ekonomike”, thotë ai.

Lehtësohen masat - hapen kafiteritë, restorantet dhe qendrat tregtare
Lexo po ashtu Lehtësohen masat - hapen kafiteritë, restorantet dhe qendrat tregtare

Kujtojmë se më 1 qershor ka filluar zbatimi i masës së tretë për hapjen e bizneseve.

Autoritetet në Kosovë kanë shpallur gjendje emergjente për shëndetin publik, me qëllim të parandalimit të përhapjes së kësaj sëmundjeje. /Telegrafi/