LAJMI I FUNDIT:

Rukiqi: Konfirmuam rënien ekonomike edhe në kompanitë që janë damar i rëndësishëm i ekonomisë

Rukiqi: Konfirmuam rënien ekonomike edhe në kompanitë që janë damar i rëndësishëm i ekonomisë

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi dhe drejtori i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka kanë vizituar KEDS-in dhe IPKO-në.

Rukiqi përmes një shkrimi në Facebook ka shkruar se këto dy kompani anë damar i rëndësishëm për ekonominë.


I pari i OEK-së ka shtuar se në këto kompani kanë konfirmuar rënien ekonomike.

“Pavarësisht vështirësive financiare në këto kompani, shërbimet po funksionojnë pa ndonjë problem të madh. Edhe në këto kompani e konfirmuam rënien ekonomike dhe ndikimet negative të pandemisë te bizneset e të gjitha madhësive dhe të gjithë sektorëve”, ka shkruar Rukiqi. /Telegrafi/