Përfaqësuesja e Kosovës shijoi fitoren e parë në ndeshje miqësore ndërkombëtare prejse mori lejen e FIFA-s, duke e mundur Omanin 1:0. Fitorja ishte historike dhe gëzoi shumë kë. Mirëpo, paraprakisht, një fitore po aq historike e kishte realizuar Kosova edhe në vitin 2007 në Turqi, kur kishte mposhtur Përfaqësuesen e Arabisë Saudite. Atë botë, përzgjedhës ishte Edmond Rugova. Ai është kontaktuar nga gazeta të mërkurën për të komentuar fitoren e fundit ndaj Omanit, për të cilën thotë të jetë gëzuar shumë.

“Kosova kishte luajtur me Omanin të dielën, kurse unë sot (dje) mora vesh për këtë ndeshje. Më gëzon fakti që Kosova po përmendet dhe ka një orar apo agjendë qofshin këto edhe për ndeshje miqësore. Fitorja padyshim është e mirëseardhur. Sa i përket ndeshjes, nuk mund të flas, pasi nuk e kam parë”, pohoi Rugova për ‘Sport Plus’.


“Çdo sukses i Kosovës duhet të na gëzoj pamasë, pasi kemi përjetuar një rrugë të gjatë. Mirëpo, duhet të punohet shumë. Prej katër vitesh ndodhem në SHBA dhe jam pak në kontakt me njerëzit në Kosovë. Sidoqoftë, unë vetëm gëzohem kur dëgjoj për suksese, duke e ditur se Kosova ka potencial të madh”, shtoi Rugova. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app