LAJMI I FUNDIT:

Rudiger nuk do ta fitojë asnjë cent nga Kupa e Botës – të gjithë të ardhurat do shkojnë për fëmijët në Sierra Leone

Rudiger nuk do ta fitojë asnjë cent nga Kupa e Botës – të gjithë të ardhurat do shkojnë për fëmijët në Sierra Leone

Antonio Rudiger po përdor pagën e tij te Gjermania për ndeshjet që i luan në Kupën e Botës për të financuar operacionin për fëmijët me aftësi të kufizuara në Sierra Leone.

Reklama

Ish-mbrojtësi i Chelseat  po financon të gjitha operacionet për të ndryshuar jetën për 11 fëmijë në vendin e nënës së tij.

“Është e dhembshme të shohësh rrethanat në të cilat fëmijët në Sierra Leone po rriten. Për fat të keq, asgjë nuk mund të merret si e mirëqenë për këta fëmijë”, ka deklaruar mbrojtësi 298-vjeçar.

Rudiger, 29 vjeç, dëshiron të ndihmojë fëmijët në Sierra Leone

“Në Gjermani më janë dhënë mundësitë që shumë njerëzve në Sierra Leone u mohohen. Unë jam mirënjohës për këto mundësi dhe vlerësoj jashtëzakonisht situatën e privilegjuar në të cilën ndodhem”.

“Të ndihmosh këtu është një çështje nderi për mua. Do të doja të zbatoja shumë projekte të tjera në Sierra Leone me familjen time në të ardhmen”, ka potencuar më tej ai.

Fëmijët vuajnë kryesisht nga sëmundjet që u janë paraqitur që nga momenti i lindjes, ku ata lindin me anomali.

Rudiger po financon një operacion për të shpëtuar jetën për një numër fëmijësh

Nëse nuk trajtohen, pacientët do të liheshin me paterica për pjesën tjetër të jetës së tyre, megjithëse operacioni është i shtrenjtë në Afrikën Perëndimore.

Fëmijët janë nga një qytet i quajtur Lunsar në Sierra Leone. Rudiger, i cili është pjesë e skuadrës së Gjermanisë për Kupën e Botës në Katar, ka lindur në Berlin, derisa nëna e tij vije nga Sierra Leone. /Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet lista e re me 10 lojtarët më të vlefshëm në tregun e transferimeve – Haaland rrëmben vendin e parë, Mbappe i dhjeti

Zbulohet lista e re me 10 lojtarët më të vlefshëm në tregun e transferimeve – Haaland rrëmben vendin e parë, Mbappe i dhjeti

Ndërkombëtare
Messi u kërkon klubeve tjera ta ndihmojnë për të nënshkruar me Barcelonën

Messi u kërkon klubeve tjera ta ndihmojnë për të nënshkruar me Barcelonën

La Liga
Përfitimet marramendëse në muaj, javë, ditë, orë, minutë dhe sekondë të Benzema te Al-Ittihad

Përfitimet marramendëse në muaj, javë, ditë, orë, minutë dhe sekondë të Benzema te Al-Ittihad

Ligat tjera
Real Madridi nxjerr në shitje Valverden

Real Madridi nxjerr në shitje Valverden

La Liga
Pse Interi shpreson që Real Madridi të nënshkruajë me Harry Kane?

Pse Interi shpreson që Real Madridi të nënshkruajë me Harry Kane?

Ndërkombëtare
Busquets tregon tre lojtarët që mund ta zëvendësojnë te Barcelona

Busquets tregon tre lojtarët që mund ta zëvendësojnë te Barcelona

La Liga
Kalo në kategori