Rritja e pagave në sektorin publik, Dhomat e Tregtisë: Po rritet diferenca me sektorin privat nga 25% në 60%

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë përmes një reagim publik kanë shprehur shqetësimin e tyre për thellimin e diskriminimit të sektorit privat krahasuar me atë publik, ku parashihet të bëhet ngritja e pagave në sektorin publik me çka sipas tyre, po rritet diferenca me sektorin privat nga 25% në 60%.
Në njoftimin e bërë thuhet se “me Vendimin e fundit të marrë në mbledhjen e Qeverisë për paga, koeficienti nga njëqind e pesë (105) euro siҫ ishte për vitin 2023 pritet të kaloj në njëqind e dhjetë (110) euro në vitin 2024 për të punësuarit në sektorin publik që në numër janë rreth 83 mijë persona.
“Një praktikë e tillë është premtuar se do të vazhdoj të ndiqet edhe gjatë viteve në vazhdim. Sektori privat i cili është gjeneratori kryesor i ekonomisë së vendit e ku të punësuar janë mbi 300 mijë punëmarrës vazhdon të mbetet në një gjendje të rëndë. Për informim për vitin 2021 paga mesatare në sektorin privat ka qenë 490 euro, përderisa në sektorin publik për vitin 2021 ka qenë 612 euro, në vitin 2022 ishte 620 ndërkaq në vitin 2023është 730 euro, ndërsa për vitin 2024 pritet të jetë 780 euro, pra dallimi mes këtyre dy sektorëve po shkon vetëm duke u thelluar”, thuhet në reagim.
Tutje, në komunikatë thuhet se nga 25% diferenca po rritet në 60%.
“Nga popullsia në moshë pune, 61.4 % nuk janë ekonomikisht aktive ndërsa të punësuar sipas të dhënave të publikuara në Anketën e Fuqisë Punëtore për vitin 2022 nga Agjencia e Statistikave janë vetëm 403.813 persona apo 33.8%, ku shumica prej tyre janë të punësuar pikërisht në sektorin privat.
Andaj, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë kërkon nga Kryeministri dhe Qeveria e Kosovës, trajtimin me prioritet edhe të sektorit privat ashtu sikur që po trajtohet sektori publik, në mënyrë që të mos diskriminohen bizneset dhe njëkohësisht as të punësuarit e këtij sektori”.
“DHTIK po ashtu kërkon që të merren parasysh kërkesat e vazhdueshme të cilat kemi përcjellur tek Qeveria dhe Ministritë e që deri më tani fatkeqësisht kanë hasur në vesh të shurdhër, kërkesa këto konkrete në mesin e të cilave përfshihen ndryshimi i Ligjit të Punës përkatësisht Pushimit të Lehonisë, Ligjit për Procedurat Tatimore, krijimi i ofertës konkrete për Investiorët, krijimi i arkës “Patriot”, ndryshimi i Ligjit për Tregti të Brendshme, kërkesa e DHTIK që TVSH-ja të paguhet në inkasim dhe jo vetëm”./Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Izi's Apartment 197 - shijoni kafen në gotat e ngrënshme që duhet patjetër të provohet!

Veç një Patos ta mundëson me u bo me Porsche

“Albi Mall” tani edhe në Gjilan, projekt impresionues në vlerë 40 milionë euro

ZBRITJE MAGJIKE në Ciao Berto - 15% deri 50% zbritje

Lagje ideale për jetesë - planimetri të përsosura në kompleksin LINDA

Bien çmimet e ndërtimit në Kosovë

Gjithçka që ju duhet për zhvillimin e biznesit tuaj – lokale me qera në lagjen Arbëria ID-152

Hapësirë e përshtatshme për zyre në qendër të Pejës ID-251

Lokal me qera në lagjen Bregu i Diellit – zgjidhja e përshtatshme për biznesin tuaj ID-250

Zgjidhni lokalin e përshtatshëm për biznesin tuaj – 10 lokale me qera në lagjen Arbëria ID-249

Shpallni pronën tuaj – shisni ose jepni me qira pronat tuaja nëpërmjet Telegrafi Real Estate

Transformo vizionin tënd në konventën internacionale “Suksesi është qëllimi yt”

Bëhu pjesë e konferencës AllWeb 2023 – shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals!

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur
Më të lexuarat

E mbuluar dhe me kurorën e "miss"-it, publikohen të tjera fotografi të Kaderit nga e kaluara ku dukej shumë më ndryshe

Vrasja e Liridonës, gazetarja Lala: Familjarët e saj më thanë se Naimi kishte probleme financiare dhe bënte jetë të shfrenuar

“Kishte tentativa të tjera të Naimit për ta vrarë Liridonën”, gazetarja Lala: Pse nuk i besoj babait të Naimit

Pamjet e para pas aksidentit në Itali ku humbën jetën dy të rinj shqiptarë – vetura e tyre përfundoi në lumë

Azem Gagica eliminohet nga Big Brother VIP Kosova 2, por i qëllon bileta kthyese

“Leve Palestina” – si arriti që një këngë suedeze e viteve 70-ta të bëhej një himn i ri palestinez