LAJMI I FUNDIT:

Rritet me 7 për qind paga e ushtarakëve në Shqipëri

Rritet me 7 për qind paga e ushtarakëve në Shqipëri
LSA

Ministri shqiptar i Mbrojtjes Niko Peleshi ka deklaruar këtë të mërkurë se është miratuar rritja e pagës me 7 për qind për të gjithë ushtarakët, duke filluar nga ushtari bazë e deri te ushtari me gradat më të larta.

Sipas ministrit rritja e pagave të ushtarakëve do të jetë e përvitshme.


Gjithashtu ministri Peleshi ka folur edhe për pagat e studentëve ushtarakë, të cilët siç shprehet ai, janë të vetmit studentë që jo vetëm nuk paguajnë, por paguhen ndaj ai e shikon këtë si një arsye më tepër që të rinjtë t’u bashkohen Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

“Me propozim të Kryeministrit, Këshilli i Ministrave ka miratuar rritjen e pagës me 7 për qind, duke filluar nga sot, pra vendim që hyn në fuqi menjëherë, nga data 1 mars, për të gjithë ushtarakët, nga ushtari bazë e deri te gradat më të larta. Rritja e pagës nuk është një fenomen spontan, por është bërë tashmë i përvitshëm. Është premtuar nga Kryeministri që do të jetë i tillë, pra çdo vit do kemi rritje pagash deri sa ushtarakët tanë të kenë paga dinjitoze”, tha Peleshi.

“Mund të them që edhe sot janë paga dinjitoze, por ne duam të arrijmë mesataren e vendeve të hapësirës ku bëjmë pjesë dhe ku jemi aleatë , pra në NATO. Sot nëse je 18 vjeç dhe je rekrutuar në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, apo je pranuar si kadet student, menjëherë fillon pagesa nga 55,000 lekë, 550 dollarë, [470 euro] plus edhe 1,000 lekë që është trajtimi ushqimor. Se në ndryshim nga të gjithë studentët e tjerë, jo vetëm që nuk paguajnë, por paguhen me një pagë, që është paga e ushtarit bazë. Më pas sipas gradave, paga rritet”, shtoi ministri.

“Niveli mesatar i pagës është 87.000 lekë [740 euro]. Vitin e kaluar kemi bërë rritjen historike të pagave prej 30 për qind. Ky 7 për qind aplikohet mbi atë 30 për qind, nëse krahasojmë pagën e një ushtaraku në datën 1 mars 2023, me pagën e një ushtaraku 1 mars 2022, sot paga është 40 për qind më e lartë. Kjo është një arsye më tepër për të rinjtë që të bëhen pjesë e Forcave të Armatosura”, deklaroi ministri Niko Peleshi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Kalo në kategori