LAJMI I FUNDIT:

Rrihet nëpunësi nga një shofer në pikëpagesen rrugore të Gostivarit

Rrihet nëpunësi nga një shofer në pikëpagesen rrugore të Gostivarit

Nëpunësi në pikëpagesën rrugore të Gostivarit në autostradën “Nënë Tereza” është goditur dhe fyer nga një shofer i cili kishte refuzuar të paguajë taksën rrugore.

Sipas MPB-së së Tetovës, 45 vjeçari nga Gostivari me iniciale Z.D mbrëmë ka paraqitur rastin se diku rreth orës 21.45 minuta është sulmuar fizikisht nga një person, i cili kishte refuzuar në dy raste të paguajë taksën rrugore.

Policia po merret me zbardhjen e plotë të rastit.