LAJMI I FUNDIT:

RrGK i bashkohet thirrjes për tërheqjen e çmimit Nobel për Handke

RrGK i bashkohet thirrjes për tërheqjen e çmimit Nobel për Handke

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) i është bashkuart zërave vendorë dhe atyre ndërkombëtarë duke dënuar ashpër ndarjen e çmimit Nobel për Letërsi për vitin 2019 për shkrimtarin austriak, Peter Handke.

RrGK përmes një  njoftimi për media thekson se Handke, i njohur si përkrahës i regjimit të Sllobodan Millosheviqit, haptasi mohoi masakrat që ndodhën ne Ballkan, duke u deklaruar edhe kundër bombardimeve të NATO-s në Kosovë. Ai publikisht sygjeroi se myslimanët e Sarajevës masakruan vetveten, si dhe mori pjesë në varrimin e kriminelit të luftës, Millosheviq.


Fillon peticioni online kundër fituesit të Nobelit i cili ka fyer shqiptarët, mijëra nënshkrime në orët e para
Lexo po ashtu Fillon peticioni online kundër fituesit të Nobelit i cili ka fyer shqiptarët, mijëra nënshkrime në orët e para

“RrGK sjell ndër mend se gjatë regjimit të Millosheviqit në Kosovë janë dhunuar seksualisht 20 mijë persona, si dhe sot 20 vjet pas përfundimit të luftës, mbi 1600 persona janë akoma të zhdukur. Duke kujtuar aktivizmin dhe përpjekjet që RrGK ka bërë për më shumë se dy dekada në emër të kërkimit të barazisë, lirisë dhe vlerave demokratike, RrGK konsideron se ndarja e këtij çmimi për Handke është fyerje e madhe për secilën viktimë të shovinizmit serb”, thuhet në njoftim.

Ndër të tjera RrGK thekson se kritika ndaj këtij vendimi të Akademisë Suedeze merr fuqi edhe më të madhe kur kujtojmë skandalin me abuzime seksuale që ndodhi vitin e kaluar në këtë institucion, si dhe kur përmendim se në 120 vite punë laureate të çmimit Nobel janë vetëm 15 gra.

Në shenjë solidariteti me të gjithë botën që lufton për liri dhe barazi si vlera thelbësore demokratike, RrGK kërkon tërheqjen e këtij vendimi të Akademisë Suedeze.

Kujtojmë se ndaj këtij vendimi kanë reaguar personalitet të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare, madje është ngritur peticion për anulimin e këtij vendimi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Kalo në kategori