LAJMI I FUNDIT:

‘Rregulli’ zyrtar i UEFA-s që çoi në penalltinë e diskutueshme të Anglisë kundër Holandës

‘Rregulli’ zyrtar i UEFA-s që çoi në penalltinë e diskutueshme të Anglisë kundër Holandës

Rregullat zyrtare të UEFA-s kanë dhënë një shpjegim se përse Kombëtares së Anglisë iu dha një penallti ndaj Holandës në ndeshjen gjysmëfinale.

Tre Luanët mbetën prapa në Signal Iduna Park të Dortmund të mërkurën mbrëma pasi goditja e Xavi Simons mposhti Jordan Pickford në minutën e shtatë.

Megjithatë, nëntë minuta më vonë, lojtarëve të Gareth Southgate iu dha një shans i madh për të barazuar ndeshjen pasi holandezi Denzel Dumfries u gjykua se kishte faulluar kapitenin e Anglisë, Harry Kane, brenda zonës së penalltisë.


Finalja e Euro 2024, Spanjë- Angli: Të gjitha detajet për dy finalistët e këtij edicioni
Lexo po ashtu Finalja e Euro 2024, Spanjë- Angli: Të gjitha detajet për dy finalistët e këtij edicioni

Sulmuesi u ngrit dhe shënoi për të barazuar rezultatin në 1-1, por vendimi për t’i dhënë Anglisë një penallti u prit me mendime të ndryshme.

Rregullat e vendosura nga Bordi i Shoqatës Ndërkombëtare të Futbollit (IFAB), të cilat UEFA i respekton, ndoshta shpjeguan pse gjyqtari Felix Zwayer dha goditjen nga pika e bardhë.

“Kryhet me një kundërshtar afër dhe e pengon kundërshtarin të luajë topin nga frika e lëndimit”.

“Të luash në mënyrë të rrezikshme nuk përfshin asnjë kontakt fizik mes lojtarëve. Nëse ka kontakt fizik, veprimi bëhet një shkelje e dënueshme me një goditje të lirë direkte ose goditje dënimi”.

“Në rastin e kontaktit fizik, gjyqtari duhet të marrë parasysh me kujdes probabilitetin e lartë që është kryer edhe një sjellje e keqe”, thuhet në rregullin e UEFA-s. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Vedat Muriqi i bëri të gjitha: Shënoi autogol, humbi penalltinë dhe realizoi golin e fitores

Vedat Muriqi i bëri të gjitha: Shënoi autogol, humbi penalltinë dhe realizoi golin e fitores

La Liga
Konfirmohet lëndimi i rëndë i Anthony Joshuas

Konfirmohet lëndimi i rëndë i Anthony Joshuas

Boks
Messi nuk kishte asnjë dyshim kur përmendi idhullin e tij të futbollit, nuk është Maradona

Messi nuk kishte asnjë dyshim kur përmendi idhullin e tij të futbollit, nuk është Maradona

Ndërkombëtare

"Jam në gjendje ta lë futbollin për familjen" - Egzon Bejtullai tregon si e ndërpreu kontratën me klubin suedez shkaku i nënës

Ligat tjera
Hansi Flick flet për penalltinë e anuluar të Julian Alvarez kundër Real Madridit

Hansi Flick flet për penalltinë e anuluar të Julian Alvarez kundër Real Madridit

La Liga
Lionel Messi ka zbuluar se cili është goli i tij i preferuar në karrierë

Lionel Messi ka zbuluar se cili është goli i tij i preferuar në karrierë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori