LAJMI I FUNDIT:

Rregullat për ‘fotografimin’ e ekranit në WhatsApp po ndryshojnë

Rregullat për ‘fotografimin’ e ekranit në WhatsApp po ndryshojnë

WhatsApp është një nga aplikacionet më të njohura të mesazheve në botë, ndaj duhet të punojë vazhdimisht për privatësinë dhe sigurinë e përdoruesve të tij, dhe funksioni i ri që ata po zhvillojnë e dëshmon këtë.

Bëhet fjalë për një veçori të integruar, që do të parandalojë këdo që të marrë një bëjë “screenshot” fotografinë e profilit tuaj në WhatsApp, transmeton Telegrafi.


Aktualisht, është e mundur të fshihet fotografia e profilit tuaj kur zgjidhni Settings > Privacy > Profile Photo, dhe më pas keni opsionet: Everyone, Nobody dhe My contacts.

Megjithatë, në versionin Beta 2.24.4.25, fotografimi i fotografisë së profilit është i ndaluar. Siç u tha, kjo ka ende dobësitë e saj, pasi është e mundur të ruhet imazhi përmes versionit desktop të aplikacionit, domethënë kjo është e kufizuar vetëm në versionin celular të WhatsApp.

Ky duket të jetë i pari ndër aplikacionet më të njohura të mesazheve që ndalon “screenshot-in” e fotografive të profilit.

Zakonisht, Telegram udhëheq rrugën në inovacionet e lidhura me privatësinë, por ky lloj veprimi nuk është i ndaluar as atje.

Gjithashtu, nuk dihet saktësisht se kur do të arrijë ky funksion globalisht sepse tani për tani është i disponueshëm vetëm për versionin Beta dhe atë për përdorues të caktuar, por sigurisht që është një shtesë e mirëpritur për sigurinë e zgjeruar. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Instagram po ndryshon algoritmin që ndikon në ‘Reels’

Instagram po ndryshon algoritmin që ndikon në ‘Reels’

Teknologji
Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Teknologji
Influencuesi i njohur i IT-së përsëri kritikon një produkt të AI, kësaj radhe cak i sulmit ishte Rabbit R1

Influencuesi i njohur i IT-së përsëri kritikon një produkt të AI, kësaj radhe cak i sulmit ishte Rabbit R1

Teknologji
Samsung me mbushës të ri për telefona, mund të mbushë të njëjtën kohë dy pajisje - ka dy porte USB-C

Samsung me mbushës të ri për telefona, mund të mbushë të njëjtën kohë dy pajisje - ka dy porte USB-C

Teknologji
Si të shkarkoni më së lehti video nga YouTube

Si të shkarkoni më së lehti video nga YouTube

Këshilla Teknologjike
Google, Microsoft, OpenAI dhe Anthropic bashkojnë forcat për inteligjencën artificiale

Google, Microsoft, OpenAI dhe Anthropic bashkojnë forcat për inteligjencën artificiale

Teknologji
Kalo në kategori