LAJMI I FUNDIT:

Rregulla të reja, në “Miss Universe” nga viti i ardhshëm mund të konkurrojnë gratë e martuara dhe nënat

Rregulla të reja, në “Miss Universe” nga viti i ardhshëm mund të konkurrojnë gratë e martuara dhe nënat

Pas më shumë se 70 vitesh, konkursi global i “Miss Universe” po bën ndryshime ‘gjithëpërfshirëse’ në procesin e përzgjedhjes.

Duke filluar nga viti i ardhshëm, konkursi do të lejojë gratë dhe nënat e martuara të konkurrojnë.


“Ne të gjithë besojmë se gratë duhet të kenë liri mbi jetën e tyre dhe se vendimet personale të një njeriu nuk duhet të jenë pengesë për suksesin e tyre”, tha konkursi në një deklaratë.

Andrea Meza (Foto: Rodrigo Varela/Getty Images)

Rregullat e reja do të hyjnë në fuqi për konkursin e 72-të të “Miss Universe” në 2023.

Përpara ndryshimit, vetëm femrat ndërmjet moshës 18 dhe 28 vjeç, të cilat nuk ishin martuar kurrë dhe nuk kishin fëmijë, lejoheshin të konkurronin për “Miss Universe”.

Të gjitha lajmet nga Miss Universe
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Miss Universe

Në bazë të Insider, grupi i moshës do të mbetet i njëjtë pavarësisht ndryshimeve të reja.

Andrea Meza nga Meksika, e cila u kurorëzua “Miss Universe” në vitin 2020, tha se është dakord me rregullat e reja.

Andrea Meza (Foto: Ahmad Gharabli/AFP via Getty Images)

“Sinqerisht më pëlqen që kjo po ndodh”, tha ajo për median. “Ashtu si shoqëria ndryshon dhe gratë tani janë duke zënë pozita udhëheqëse ku në të kaluarën munden vetëm burrat, ishte koha që konkurset të ndryshonin dhe të hapeshin për gratë me familje”.

“Ka shumë gra që u martuan të reja ose patën fëmijë në fillim të të 20-ave dhe gjithmonë donin të merrnin pjesë në “Miss Universe”, por nuk mundën për shkak të rregullave”, shtoi Meza. “Tani ato gra mund të fillojnë ose të rrisin karrierën e tyre për shkak të këtyre ndryshimeve”.

Harnaaz Sandhu (Foto: Getty Images)

Konkursi “Miss Universe” i vitit të kaluar u fitua nga Harnaaz Sandhu nga India.

Modelja 21-vjeçare nga Punjab përfaqësoi Indinë në konkursin e 70-të të “Miss Universe” të mbajtur në Eilat të Izraelit. Ajo solli në shtëpi kurorën 21 vjet pasi aktorja Lara Dutta fitoi titullin në vitin 2000. /Telegrafi/

Lara Dutta (Foto: Arkiv)

Në trend Magazina

Më shumë
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Magazina
Xhensila Myrtezaj mahnit me dukjen, në fotografitë e fundit në Instagram

Xhensila Myrtezaj mahnit me dukjen, në fotografitë e fundit në Instagram

Magazina
Erjola krahason historinë e Romeos me Heidin, me Donaldin dhe Beatriksën, reagon ashpër Romeo

Erjola krahason historinë e Romeos me Heidin, me Donaldin dhe Beatriksën, reagon ashpër Romeo

Magazina

"Nëse dikë e kam dashur dhe e kam respektuar në këtë shtëpi, je ti" - Meritoni befason me deklaratën ndaj Eglës

Magazina
Përplasen opinionistët, Ori Arbrit: Je si plakat e këqija, Ledioni: Mos vallë doni të futeni dhe ju brenda shtëpisë

Përplasen opinionistët, Ori Arbrit: Je si plakat e këqija, Ledioni: Mos vallë doni të futeni dhe ju brenda shtëpisë

Magazina
Paris Hilton del nudo dhe shfaq dekoltenë e saj, për kopertinën e revistës “Flaunt”

Paris Hilton del nudo dhe shfaq dekoltenë e saj, për kopertinën e revistës “Flaunt”

Magazina
Kalo në kategori