LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi i Van Ginkel pas 983 ditëve të sëmundjes: Futbolli nuk kishte rëndësi, kam mundur të mos ec më kurrë

(Foto: Instagram/marcovanginkel)

Në verën e vitit 2018, futbollisti në pronësi të Chelseat, Marco van Ginkel, kishte caktuar t’i nënshtrohej një ndërhyrjeje kirurgjike në gju, por asnjëherë nuk e kishte paramenduar tmerrin nëpër të cilin do të kalonte.

Lojtari që i është kthyer futbollit dhe luan si huazim te PSV Eindhoveni në Eredivisie, e kishte dëmtuar ligamentin e përparmë kryqëzues të gjurit, të cilin duhej ta operonte.


Mirëpo, gjatë operacionit bazë, ai kishte marrë një infeksion dhe kishte pasur komplikime saqë as nuk kishte menduar më për futbollin.

(Foto: Instagram/marcovanginkel)

Për pasojë, disa javë më pas, holandezi u detyrua t’i bënte tri ndërhyrje kirurgjike brenda gjashtë ditësh dhe pastaj ka kaluar tre muaj duke marrë antibiotikë, ndërsa edhe gjatë kësaj periudhe ishte operuar tri herë të tjera për intervenime më të vogla.

Mos u dorëzo kurrë: Lojtari i huazuar i Chelseat te PSV, Marco van Ginkel kthehet të luajë pas 983 ditëve
Lexo po ashtu Mos u dorëzo kurrë: Lojtari i huazuar i Chelseat te PSV, Marco van Ginkel kthehet të luajë pas 983 ditëve

“Rreziku ishte i madh se mund ta humbja karrierën, natyrisht. Sidomos pas javës së parë të infeksionit, ata nuk e dinin se çfarë bënte infeksioni brenda nyjës”, ka rrëfyer Van Ginkel në një intervistë ekskluzive për Goal.

“Pas tre muajsh, përgjigja ishte e mirë, mirëpo do të ishte vështirë, shumë vështirë që të kthehesha në nivel të lartë, të kthehesha dhe të luaja për PSV-në, Chelsean apo këdo. Asokohe çështja ishte se a do të mund të ecja sërish. Futbolli nuk kishte rëndësi”.

(Foto: Instagram/marcovanginkel)

“Infeksioni që u shfaq gjashtë javë pas operacioni, e vrau paksa gjurin tim. Prandaj zgjati aq shumë, e dëmtoi gjurin dhe ligamentin, ashtu që duhej të operohesha nga fillimi. Ishte një periudhë shumë e vështirë”.

“Mu shpjegua se këto gjëra ndodhin nganjëherë, por vetëm te një në 200 njerëz pas operacionit. Shumë rrallë mund të ndodhë, por dikush infektohet. Unë isha njëri prej tyre dhe ishte shumë keq”.

“Një infeksion i zakonshëm kërkon vetëm antibiotikë dhe je në rregull, ndërsa i imi ishte shumë i keq, prandaj mora antibiotikë për tre muaj. Duhej të ma pastronin gjurin tri herë të tjera përmes operacionit. Ishin kohë shumë të vështira”.

“Emocionalisht dhe mendërisht, ishte shumë rëndë. Por, unë jam person shumë pozitiv. Mendoj se të gjithë që më njohin e thonë këtë dhe pikërisht kjo më ka mbajtur gjallë. Megjithatë, nuk mund ta mohoj se kam pasur disa ditë shumë të vështira”, ka vazhduar rrëfimin mesfushori.

(Foto: Instagram/marcovanginkel)

28-vjeçari kishte nënshkruar për Chelsean në vitin 2013 nga Vitesse, mirëpo në total ka luajtur vetëm katër herë për Blutë. Ai është huazuar në klube, si Milan, Stoke City e PSV.

Van Ginkel kaloi plot 983 ditë jashtë futbollit dhe pjesën më të madhe të kohës e kishte kaluar në fushën stërvitore Cobham të Chelseat, i shoqëruar në periudha të caktuara nga Callum Hudson-Odoi, Reece James e Ruben Loftus-Cheek, të cilët ishin duke u rikuperuar nga lëndimet e tyre.

(Foto: Instagram/marcovanginkel)

Derisa mendonte për të ardhmen e tij në sport, ai bëri disa investime në prona të paluajtshme dhe ishte fejuar me partneren e tij, Kristie, para se të shënonte kthimin në futboll gjatë muajit janar në ndeshjen ndërmjet PSV dhe AZ Alkmaar.

“Dukej sikur po debutoja sërish. E humbën ndeshjen, mirëpo unë e festova me familjen time. Ishte e rëndësishme, sepse qe një arritje e madhe për mua”, ka thënë mesfushori, i cili luajti vetëm 10 minuta në Philips Stadion.

(Foto: Instagram/marcovanginkel)

Që atëherë, futbollisti i ka regjistruar edhe dy paraqitje të tjera për ekipin e Roger Schmidt dhe ka për qëllim që ta rikthejë karrierën e tij pasi kontrata me Chelsean i është zgjatur deri në muajin qershor.

“Përqendrimi im i tanishëm është vetëm te PSV dhe pastaj do të shohim… Jam i lumtur që mund të jem sërish futbollist”, është përgjigjur Van Ginkel kur është pyetur nëse e mendon kthimin te Chelsea dhe te kombëtarja e Holandës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Liga e Kampionëve
Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Ligat tjera
Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit  - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Liga e Kampionëve
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Kalo në kategori