LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi i gruas së Ilirit të BB VIP për tradhtinë: I thosha si ka mundësi që e ke bërë dhe qan më shumë se unë

Rrëfimi i gruas së Ilirit të BB VIP për tradhtinë: I thosha si ka mundësi që e ke bërë dhe qan më shumë se unë
(Foto: Instagram/ilir_shaqiri)

Gjatë qëndrimit në Big Brother VIP, Ilir Shaqiri rrëfeu për tradhtinë dhe mënyrën si ai dhe bashkëshortja shpëtuan martesën. Për këtë u komentua shumë gjatë dhe nga banorët, por edhe nga publiku.

Bashkëshortja e tij, Emanuela Morini, ka folur për emisionin ‘Goca dhe Gra’ në Top Channel duke thënë se falja është shumë e rëndësishme dhe zgjodhi ta bënte pasi Iliri po bënte çdo gjë që të fitonte sërish besimin e saj.


Ndër të tjera, ajo u shpreh se njerëzit mund të gabojnë, por falë ndjenjave mund të luftohet për të lënë pas të kaluarën dhe për të ecur para.

Emanuela: “Unë besoj se në jetë mund të gabohet dhe gjëja më e rëndësishme sipas meje është falja. Është shumë e vështirë të falësh, por edhe të kërkosh që tjetri të të falë. Nuk e justifikoj Ilirin me asgjë, por qe shumë i zoti, sepse pati shumë durim dhe më lejoi ta falja”.

(Foto: Screenshot/Top Channel)

Dalina Buzi: Ke qenë në dijeni të komenteve, si do të ishte reagimi në Itali nëse do ishte Iliri në Grande Fratello?

Balerini i njohur, Ilir Shaqiri rrëfen ‘çmendurinë’ më të madhe: Bashkëshortja ma fali tradhtinë tri vjeçare
Lexo po ashtu Balerini i njohur, Ilir Shaqiri rrëfen ‘çmendurinë’ më të madhe: Bashkëshortja ma fali tradhtinë tri vjeçare

Emanuela: “Besoj se do ishte e njëjta gjë, sepse nuk jemi gati ende të flasim për tradhtinë. Shumica e njerëzve që tregojnë gishtin tregues janë të parët që e bëjnë. Duhet kurajë dhe ta thuash. Është një gjë që ne e kishim zgjidhur, për ne është diçka e së shkuarës, e vdekur dhe e varrosur, vendosa të eci para pa probleme”.

“Nuk prisja të flisja dhe ta shikoja unë nga shtëpia dhe të përballesha me këtë publik, por nëse e ka bërë, besoj se kishte nevojë të ndihej vetvetja pa e gënjyer publikun dhe duke hequr plotësisht maskën duke treguar historinë më të rëndësishme. Besoj se ka qenë shenjë besnikërie ndaj publikut”.

“Mendoj se do edhe kurajë ta diskutosh me partnerin, megjithatë e ndjeva nga ana e Ilirit, sepse kemi vuajtur shumë të dy. Ka vuajtur dhe ai në një mënyrë që nuk e shikoja normale dhe thosha si ka mundësi që e ke bërë këtë gjë dhe qan më shumë se unë”.

(Foto: Instagram/emanuela_morini)

“Në jetë mund t’i ndodhë kujtdo të gabojë, nuk e justifikoj tradhtinë, kemi 21 vite bashkë, besoj se në jetë ndodh që të gabojnë njerëzit por, nëse ka ndjenjë, luftohet që të ecet përpara”.

Në trend Magazina

Më shumë
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala

Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala "Time 100", e ftuar si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Kalo në kategori