LAJMI I FUNDIT:

Rrëfehet Dennis Rodman: Madonna më ofroi 20 milionë dollarë për ta lënë shtatzënë

Rrëfehet Dennis Rodman: Madonna më ofroi 20 milionë dollarë për ta lënë shtatzënë
Foto: Getty Images/Guliver

Dennis Rodman ka zbuluar së fundmi në një dokumentar të jetës, disa të pathëna interesante nga jeta e tij.

Plot 25 vite pas një lidhje të shkurtër që ka pasur me këngëtaren e madhe, Madonna, ai ka zbuluar një nga flirtet më pikante që ka pasur me këngëtaren.

Dennis Rodman (Foto: Laura Cavanaugh/Getty Images/Guliver)

Ndër të tjerash, ai thotë se Madonna i kishte premtuar atij një shumë prej 20 milionë dollarësh, në qoftë se do ta linte shtatzënë.

“Më tha se, në rast se do ta lija shtatzënë, do më të jepte 20 milionë dollarë. Sigurisht, nëse fëmija do të vinte në jetë. Ishte diçka kalimtare, por shumë intensive. E gjetëm njëri-tjetrin në një moment perfekt. Karriera e saj në atë kohë ishte në pauzë, kurse unë në shkëlqim e sipër”, ka thënë ndër të tjerash Rodman.

Madonna (Foto: Michael Campanella/Getty Images/Guliver)

I njëjti ka vazhduar rrëfimin duke treguar se si Madonna e donte me patjetër një fëmijë.

“Një herë më mori në telefon për të më thënë se po digjej. Ajo ishte në New York, në shtëpinë e saj, unë në Las Vegas, në një kazino, duke luajtur me zara. I thashë se do të shkoja. Më dërgoi një avion për të më marrë në aeroport, shkova në shtëpinë e saj, bëra atë që duhej të bëja dhe u ktheva në Las Vegas për të vazhduar me lojën e zarave”, ka treguar ish-basketbollisti i famshëm.

Dennis Rodman (Foto: Rich Fury/Getty Images/Guliver)

Rodman gjithashtu kujtoi një tjetër ngjarje interesante me artisten, kur ishte pjesë e Sam Atonio Spurs.

“Ishte ndeshja e fundit e sezonit, ajo ishte ulur në rreshtin e parë. Pas takimit, e gjeta të ulur para dollapit tim, në dhomën e zhveshjes, por unë nuk e kisha ftuar. Shokët e mi të skuadrës kishin mbetur të gjithë të surprizuar, por edhe pse kishin në duar vetëm një peshqir, u vunë në radhë për të bërë foto me të. Më pas, shkuan në shtëpinë e saj. Kështu e jetoja jetën në atë kohë, isha një lojtar basketbolli, por edhe një “rock star””, ka rrëfyer Dennis Rodman. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Dani Alves me festë

Dani Alves me festë "të çmendur" në vilën e tij milionëshe në Barcelonë pasi u lirua nga burgu

Magazina
Geti dhe Ledri lënë pas mosmarrëveshjet, publikojnë pamje nga xhirimet e klipit për bashkëpunimin që po e sjellin pas 12 viteve

Geti dhe Ledri lënë pas mosmarrëveshjet, publikojnë pamje nga xhirimet e klipit për bashkëpunimin që po e sjellin pas 12 viteve

Magazina
Artistët e Filharmonisë së Kosovës mbajnë koncert spontan në aeroport, vizitorët kënaqen nën tingujt e

Artistët e Filharmonisë së Kosovës mbajnë koncert spontan në aeroport, vizitorët kënaqen nën tingujt e "Unë biri yt Kosovë"

Magazina
Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina
Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Magazina
Kalo në kategori