LAJMI I FUNDIT:

Rrahje mes profesorit dhe nxënësit në një shkollë të mesme në Gjilan

Rrahje mes profesorit dhe nxënësit në një shkollë të mesme në Gjilan

Një rrahje ka ndodhur sot në një shkollë të mesme në Gjilan, ku janë përfshirë një profesor dhe një nxënës.

Përleshja ka ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshje mes tyre.


Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashanit.

“Rasti është i vërtetë ka ndodhur në një shkollë të mesme në Gjilan dhe prokurori është njoftuar, për rastin, ku janë intervistuar edhe mësuesi dhe nxënësi. Përleshja erdhi si pasojë e një mosmarrëveshje mes nxënësit dhe mësuesit”, tha Hashani.

Ai tutje bëri të ditur se rasti është hetuar në Policinë e Gjilanit dhe do të shkojë në Gjykatë, me procedurë të rregullt për lëndim të lehtë trupor. /Telegrafi/