LAJMI I FUNDIT:

Rrahja brutale e Sanduloviqit, Haxhiu: Serbia është ende në vitet e ’90-ta, komuniteti ndërkombëtar ta dënojë këtë akt

Rrahja brutale e Sanduloviqit, Haxhiu: Serbia është ende në vitet e ’90-ta, komuniteti ndërkombëtar ta dënojë këtë akt

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar sot pas ditë më parë politikani opozitar serb Nikola Sanduloviq, është rrahur rëndë në Serbi.

Sabduloviq u rrah brutalisht nga BIA serbe pasi kishte publikuar një video-incizim duke bërë homazhe tek varri i Adem Jasharit në Prekaz.


E lidhur me këtë ministrja Haxhiu thotë se Serbia është ende në vitet ’90 dhe larg normalizimit të saj.

Politikani serb u rrah brutalisht pasi bëri homazhe në Prekaz, reagon deputetja britanike Alicia Kearns
Lexo po ashtu Politikani serb u rrah brutalisht pasi bëri homazhe në Prekaz, reagon deputetja britanike Alicia Kearns

“Serbia është ende në vitet ’90 dhe larg normalizimit të saj. Aty rrihet i vetmi opozitar Sanduloviq dhe tenton të eliminohet vetëm se e pranon të vërtetën e Kosovës. Komuniteti ndërkombëtar duhet ta dënojë këtë akt”, shkruan ajo. /Telegrafi/