Dy net më parë, në karaoken “Flares”, mes shumë personazheve të ekranit është shfaqur edhe këngëtarja Rozana Radi. Ajo ka ardhur me një djalosh “misterioz” dhe është ulur në një tavolinë me disa miq të saj, mes të cilëve edhe ‘Ponja’ e “Portokallisë”.

 

Pasi janë ulur dhe përshëndetur me njëri- tjetrin, Rozana ka qenë gjithë kohës në siklet për të mos marrë vëmendjen e njerëzve. Për këtë arsye është ulur edhe me kurriz nga turma. Nuk është ngritur për të kënduar asnjë këngë, edhe pse nga vendi ka shoqëruar disa prej tyre.


 

Ka pirë gotën e birrës me miqtë e saj dhe është larguar shpejt nga karaokja. Në atë pak kohë që ndenji, shoqëria e saj me djaloshin do të dukej më se normale, nëse ai ashtu afër karriges, ngadalë-ngadalë nuk do t’i përkëdhelte ndonjëherë dorën.

 

Ky është lajmi më i fundit që e ka botuar “Gazeta Shqiptare”, në suplementin e saj “Summer Pages”. Madje, lajmi është botuar edhe në faqen e parë të kësaj gazete.