LAJMI I FUNDIT:

Rooney zbulon dy bashkëlojtarët më të mirë që ka pasur gjatë karrierës

Rooney zbulon dy bashkëlojtarët më të mirë që ka pasur gjatë karrierës

Wayne Rooney ka zgjedhur dy lojtarët më të mirë që ka luajtur përkrah tyre dhe emrat e tyre janë Paul Scholes dhe Cristiano Ronaldo.

Sulmuesi anglez ka treguar emrat e katër kundërshtarëve të tij më të vështirë që ka pasur gjatë karrierës, duke zgjedhur nga një në secilën pozitë.


Iker Casillas si portier, John Terry si mbrojtës, Xavi si mesfushor dhe Lionel Messi si sulmues ishin kundërshtarët më të fortë për Rooneyn.

Rooney zbulon katër lojtarët më të fortë që ai ka luajtur kundër tyre gjatë karrierës, nga një në secilën pozitë
Lexo po ashtu Rooney zbulon katër lojtarët më të fortë që ai ka luajtur kundër tyre gjatë karrierës, nga një në secilën pozitë

Përveç kësaj, anglezi gjithashtu zbuloi emrat e dy lojtarëve ‘më të spikatur’ që ai luajti përkrah tyre, ku ishin askush tjetër përveç Scholes dhe Ronaldo.

“Unë do të thosha se janë dy që bien në sy dhe ata janë Paul Scholes dhe Cristiano Ronaldo”, ka thanë fillimisht Rooney për faqen e tyre zyrtare.

“Paul Scholes është një nga mesfushorët më të mirë të të gjitha kohërave. Pasimi i tij, vizioni dhe mënyra se si ai kontrollonte tempin e ndeshjeve ishte e pabesueshme”.

“Cristiano është një lojtar i veçantë dhe ai ka vazhduar të jetë një nga më të mirët në botë. Disa nga gjërat që ai bënte në stërvitje dhe më pas në ndeshje ishin të pabesueshme, ai do të kujtohet gjithmonë si një nga më të mirët e futbollit”, përfundoi anglezi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Cristiano Ronaldo bëri një gabim shumë të madh kur parashikoi tre favoritët për Ligën e Kampionëve

Cristiano Ronaldo bëri një gabim shumë të madh kur parashikoi tre favoritët për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ronald Araujo afër largimit nga Barcelona? Agjenti i tij në bisedime me klubin e njohur

Ronald Araujo afër largimit nga Barcelona? Agjenti i tij në bisedime me klubin e njohur

La Liga
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
U eliminua nga Liga e Kampionëve, Guardiola e do me çdo kusht transferimin e top yllit gjerman

U eliminua nga Liga e Kampionëve, Guardiola e do me çdo kusht transferimin e top yllit gjerman

Premier League
Superkompjuteri parashikon favoritin e ri për të fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon

Superkompjuteri parashikon favoritin e ri për të fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori