LAJMI I FUNDIT:

Rooney me fjalë të mëdha për Mainoo, e krahason atë me ish-legjendën e futbollit

Rooney me fjalë të mëdha për Mainoo, e krahason atë me ish-legjendën e futbollit

Wayne Rooney beson se Kobbie Mainoo është i destinuar që të ketë një të ardhme të ndritur tek Manchester United, dhe shkoi aq larg sa që e krahasoi adoleshentin anglez me legjendën gjermane Bastian Schweinsteiger.

Pasi një lëndim që kishte pësuar në fillim të sezonit bëri që ai të humbasë disa ndeshje, Mainoo tani numëron 14 paraqitje nga minuta e parë në Ligën Premier dhe është bërë pjesë vitale e mesfushës së Ten Hag, duke dhuruar një numër paraqitjesh të mira.


Ani pse nuk e ka përfaqësuar Anglinë në kategorinë U21, 18-vjeçari duket në rrugë të mirë për të marrë ftesën e Gareth Southgate në ekipin e parë për miqësoret e këtij muaji, dhe madje mund të bëhet pjesë edhe e ekipit për Kampionatin Evropian.

Rooney, i cili ishte prezent në ‘Old Trafford’ të shtunën për të ndjekur nga afër përballjen e United me Evertonin, ka mbetur jashtëzakonisht i mahnitur nga qetësia e Mainoo andaj ka treguar se sheh disa ngjashmëri me ish-bashkëlojtarin e tij Schweinsteiger.

“Kur shihni zakonisht lojtarët e rinj teksa futen në ekipin e parë, normalisht ata janë pak të ashpër dhe iu duhet pak kohë që të përshtaten. Ai më kujton mua Bastian Schweinsteiger kur ishte i ri, për mënyrën se si luan, dhe lexon lojën e kundërshtarit”.

“ Ai duket se gjithmonë e merr vendimin e duhur, kështu që mendoj se ka një të ardhme të ndritur”, është shprehur Rooney.

Ish-fituesi i Kupës së Botës, Schweinsteiger ka luajtur vetëm 18 ndeshje në Ligën Premier për Unitedin, pasi u nënshkrua nga ish-trajneri i tij tek Bayern Munichu, Louis van Gaal, në vitet e tij të fundit të karrierës në 2015./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Top ylli i Bayernit po vuan nga një lëndim – pjesëmarrja e tij ndaj Real Madridit në dyshim serioz

Top ylli i Bayernit po vuan nga një lëndim – pjesëmarrja e tij ndaj Real Madridit në dyshim serioz

Liga e Kampionëve
Nëntë pritje dhe nota më e lartë, shkëlqimi i Arijanet Muric që i vetëm ndali Manchester Unitedin

Nëntë pritje dhe nota më e lartë, shkëlqimi i Arijanet Muric që i vetëm ndali Manchester Unitedin

Premier League
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Gol në sekondën e fundit, Leverkuseni vazhdon të jetë i pamposhtur në këtë edicion

Gol në sekondën e fundit, Leverkuseni vazhdon të jetë i pamposhtur në këtë edicion

Bundesliga
Kalo në kategori