LAJMI I FUNDIT:

Ronela dedikim emocionues për babain e ndjerë

Ronela dedikim emocionues për babain e ndjerë

Sot janë bërë tre vite që babai i Ronela Hajatit ka ndërruar jetë.

Këngëtarja e njohur ka zgjedhur që përmes rrjeteve sociale t’i bëjë një dedikim atij duke emocionuar miqt dhe ndjekësit e saj me fjalët e dedikuara, transmeton Telegrafi.


“Janë bërë tre vite pa ty babush dhe nuk ka asnjë second që më ikën bosh pa menduar për ty. Sa gjëra kanë ndodhur në këtë kohë, sa gëzime, mërzitje, e un të kam pasur vetëm ty inspirim për të kaluar gjithçka. Më ke dhënë këshilla në një botë ku lajkat mi kanë bërë njerëzit që kanë dashur të më groposin. Në çdo hap të mendoj ty që më thojke gjithmonë të jem burrneshë. Më mungon babush, e di që e di”, ka shkruar Ronela.

Ndryshe artistja nga Shqipëria sapo ka realizuar projektin e saj më të ri, të cilin pritet ta publikoj brenda pak ditësh./Telegrafi/.