LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo zhvilloi ndeshjen e 1000-të në karrierë – Statistika të frikshme me ekipe dhe kombëtaren, gola trofe dhe shumëçka tjetër

Ronaldo zhvilloi ndeshjen e 1000-të në karrierë – Statistika të frikshme me ekipe dhe kombëtaren, gola trofe dhe shumëçka tjetër

Cristiano Ronaldo shënoi paraqitjen e tij të 1.000-të profesionale duke shënuar në ndeshjen e Serie A, të cilën Juventusi e fitoi ndaj SPAL-it të shtunën pasdite.

Ylli Portugez hapi rezultatin ndaj SPAL-it me një gol në pjesën e parë duke e quar numrin në 725 gola gjatë karrierës së tij.


Ronaldo tani ka luajtur plot 836 në nivel klubesh dhe 164 tjera në skenën ndërkombëtare me Portualinë.

Ronaldo afër shifrave të pamundura – sot mund ta zhvillojë ndeshjen e 1000-të në karrierë ndaj SPAL - 18 vite karrierë, nga Sporting Lisbona deri te trofetë
Lexo po ashtu Ronaldo afër shifrave të pamundura – sot mund ta zhvillojë ndeshjen e 1000-të në karrierë ndaj SPAL - 18 vite karrierë, nga Sporting Lisbona deri te trofetë

Karriera e jashtëzakonshme për pesë herë fituesin e Topit të Artë filloi në Sporting Lisbonën, ku ai bëri 31 paraqitje nga viti 2002 në 2003 para se të transferohej në Manchester United, në moshën 18-vjeçare.

Pas gjashtë vjetësh dhe 292 paraqitjesh në United, Ronaldo u bashkua me Real Madridin në vitin 2009 dhe mbeti atje deri në vitin 2018, kur më pas bëri kalimin e tij te Juventusi.

Siç shihet nga tabela e mëposhtme, Ronaldo me të vërtetë filloi shënimin e golave të shumtë në sezonin 2006-07, kur ai shënoi për herë të parë më shumë se 20 gola në një sezon. Qëndrueshmëria që nga atëherë nuk ka qenë asgjë më pak se fenomenale.

Ndeshjet dhe golat në nivel klubi

Ronaldo është përmirësuar me moshën, veçanërisht në nivelin ndërkombëtar. Pasi ka pasur shifra të luhatshme në 10 sezonet e tij të para me Portugalinë, ai ka shënuar 10 ose më shumë gola në tre nga katër sezonet e fundit.

Ndeshjet dhe golat në nivel ndërkombëtar

Për kë ka shënuar më shumë gola?

Real Madrid ka përfituar më shumë nga forma e pasur e Ronaldos – 450 gola nga 724 golat e tij totale në karrierë janë shënuar për gjigandët spanjollë, për të cilët ai bëri 438 paraqitje – dukshëm më shumë sesa për ndonjë ekip tjetër.

Ai shënoi pesë gola në 31 ndeshjet e tij për Sporting, 118 gola në 292 paraqitje për Manchester Unitedin, 99 gola në 164 për Portugalinë dhe aktualisht është në 53 gola në 72 për Juventusin.

Kundër cilës skuadër ka shënuar më shumë gola?

Nga 724 golat e tij gjatë karrierës, 27 gola kanë ardhur kundër Sevillas, i cili është kundërshtari i tij i preferuar.

Klubi anglez që ai ka shënuar më shumë kundër tyre në të gjitha garat është Tottenham Hotspur me 10 gola.

Het-triku i tij i parë në karrierë ishte për Manchester Unitedin kundër Newcastle në një fitore 6-0 më 12 janar të vitit 2008.

Ai ka vazhduar të shënojë plot 55 het-trik, por çuditërisht ndaj Newcastle ishte hera e parë dhe e vetme e CR7 që shënoi tri gola për Unitedin.

Het-triku i tij i fundit erdhi kundër Cagliarit në fitoren 4-0 të Juventusit më 6 janar të këtij viti.

Mosha vetëm numër për Ronaldon – shifrat e tij pas moshës 30 vjeçare janë të frikshme
Lexo po ashtu Mosha vetëm numër për Ronaldon – shifrat e tij pas moshës 30 vjeçare janë të frikshme

Ndeshja e 1.000 … apo jo?

Ka një vërejtje të vogël në rekordin e paraqitjeve të Ronaldos.

Dy nga 999 ndeshjet e tij të deritashme ishin me Sporting B, skuadra tyre rezervë. E para nga ata në të vërtetë erdhi pas debutimit të tij për ekipin e parë.

Por, duke pasur parasysh që Ronaldo nuk shënoi në asnjë nga ato dy paraqitje dhe heqja e tyre do të nënkuptonte se ai në të vërtetë do të bënte ndeshjen e tij të 1000-të kundër rivalëve të Juventusit, Interit, fundjavën e ardhshme, mbase vetë sulmuesi do të preferonte që ato të mos llogariten.

Ai është një lojtar për ndeshje të mëdha në fund të fundit…

Ronaldo duke festuar golin në ndeshjen e 1000 (Foto: Pier Marco Tacca/Getty Images)

Momentet historike

Kur Ronaldo më në fund vendos të dalë në pension, ai do të jetë në gjendje të shikojë prapa në shumë momente të lumtura nga karriera e tij.

BBC ka bërë një përmbledhje rreth shumë momenteve historike të Ronaldos, ndërsa Telegrafi ua sjell më poshtë:

Ndeshja e parë – debutimi i tij i Sporting

Sporting Lisbon 0-0 Inter – 14 gusht 2002

Ndeshja e 34-të – bën debutimin e tij te Manchester Unitedi

Manchester United 4-0 Bolton Wanderers – 16 gusht 2003

Ndeshja e 80-të – fiton trofeun e parë të madh si lojtar

Manchester United 3-0 Millwall – 22 maj 2004

Ndeshja e 83-të – goli i parë ndërkombëtar

Portugalia 1-2 Greqi – 12 qershor 2004

Ndeshja e 303-të – het-triku i parë në karrierë

Manchester United 6-0 Newcastle – 12 janar 2008

Ndeshja e 393-të – goli i parë me Real Madridin

Real Madrid 3-2 Deportivo La Coruna – 29 gusht 2009

Ndeshja e 518-të – 100 gola me Realin

Lyon 0-2 Real Madrid – 2 nëntor 2011

Ndeshja e 577-të – het-triku i parë në Ligën e Kampionëve

Ajax 1-4 Real Madrid – 3 tetor 2012

Ndeshja e 633-të – het-triku i parë me Portugalinë

Irlanda Veriore 2-4 Portugali – 6 shtator 2013

Ndeshja e 731-të – Ronaldo shënon pesë gola në një ndeshje

Real Madrid 9-1 Granada – 5 prill 2015

Ndeshja e 758-të – thyen rekordin e Raulit te Real Madridi

Real Madrid 3-0 Levante – 17 tetor 2015

Ndeshja e 849-të – bëhet lojtari i parë që shënon 100 gola në Ligën e Kampionëve

Real Madrid 4-2 Bayern Munich – 18 prill 2017

Ndeshja e 901-të – shënon het-trikun e 50-të në karrierë

Real Madrid 6-3 Girona – 18 mars 2018

Ndeshja e 921-të – Ronaldo shënon golin e parë me Juventusin

Juventus 2-1 Sassuolo – 16 shtator 2018

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Arsenali mendon ofertat për Guimaraes dhe Luiz – kjo pasi alternativa kryesore e tyre pëlqen Barcelonën dhe Bayern Munichun

Arsenali mendon ofertat për Guimaraes dhe Luiz – kjo pasi alternativa kryesore e tyre pëlqen Barcelonën dhe Bayern Munichun

Premier League
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori