LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo afër shifrave të pamundura – sot mund ta zhvillojë ndeshjen e 1000-të në karrierë ndaj SPAL – 18 vite karrierë, nga Sporting Lisbona deri te trofetë

Ronaldo afër shifrave të pamundura – sot mund ta zhvillojë ndeshjen e 1000-të në karrierë ndaj SPAL – 18 vite karrierë, nga Sporting Lisbona deri te trofetë

Cristiano Ronaldo mund të arrijë një tjetër moment historik dhe mbresëlënës në karrierën e tij tashmë me yje, kur Juventus udhëtoi në SPAL këtë të shtunë.

Fituesi i pesëfishtë i Topit të Artë mund të bëjë paraqitjen e tij të 1000-të profesionale kundër Spal.


Ronaldo ka luajtur 835 ndeshje me klubet dhe ka paraqitur 164 paraqitje me Portugalinë

Superylli portugez u shfaq për herë të parë si adoleshent me fanellë të Sporting Lisbonës, në vitin 2002.

17-vjeçari i atëhershëm ishte promovuar nga ekipi i të rinjve të Sporting nga menaxheri i ekipit të parë Laszlo Boloni.

Debutimi i Ronaldos erdhi kur i riu u prezantua në Ligën e Kampionëve në raundin e tretë kualifikues kundër Interit. Sporting humbi ndeshjen 2-0.

Ronaldo nuk kishte arritur të paraqitej në San Siro, por bëri një përshtypje të rëndësishme për klubin e tij gjatë atij kampionati.

Golat e tij të parë në skenën më të madhe ishin vërtet të mrekullueshme, me Ronaldon që shënoi në paraqitjen e tij kundër Moreirense.

Ai shpejt do të tërhiqte vëmendjen e disa prej klubeve më të mëdha të Evropës.

Gazeta portugeze “A Bola” e ka  shënuar këtë rast me një kolazh në faqen e parë me momentet më të paharrueshme të Ronaldos si për klubet ashtu edhe për vendin e tij, ndërsa të njëjtë e ka bërë edhe Tuttosport.

Superylli 35-vjeçar ka shënuar 724 gola gjatë karrierës së tij të pasur.

Pas 31 paraqitjeve për klubin portugez, mes 2002 dhe 2003, Ronaldo u transferua te Manchester United.

Ronaldo u paraqit 292 herë për gjigantët e Ligës Premier, dhe u largua për te Real Madrid pas gjashtë vjetësh. Sulmuesi shënoi 450 nga golat e tij të përgjithshëm në karrierë për klubin nga La Liga.

Ronaldo u largua drejt Juventusit në vitin 2018. Me 52 gola në 72 paraqitje me klubin nga Torino, Ronaldo po mbyll një tjetër rekord mbresëlënës – dhe mund të zhvillojë paraqitjen e tij të 1000-të kundër të fundit në renditje të Serie A.

Shoku i skuadrës, Gianluigi Buffon është gjithashtu në prag të historisë, me portierin veteran që ka vetëm një lojë mangu për tu bërë lojtari me më së shumti paraqitje në Serie A. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Premier League
Kalo në kategori