Cristiano Ronaldo ka kompletuar javë më parë transferimit te skuadra arabe Al Nassr.

Për sulmuesin portugez kjo është aventura e parë jashtë kontinentit evropian, derisa ai është bërë futbollisti më i paguar në histori të futbollit.


CR7 ka marrë një pagë prej 200 milionë eurove në vit, shumë që është padyshim më e larta në histori të futbollit.

202301041232 main.cropped 1672810365

Së fundmi legjenda portugeze ka deklaruar se gjithmonë ka vendosur përpara objektivin të fitoj trofetë se sa të shënoj gola individual.

"Në karrierën time gjithmonë i kam vënë trofetë dhe titujt para gjithçkaje".

Ronaldo 1 1

"Kam shpenzuar shumë kohë në stërvitje për të arritur këto objektiva. Titujt janë gjithmonë të veçantë, unë i preferoj më shumë sesa golat", deklaroi Ronaldo.

38-vjeçari në momentin që u prezantua te Al Nassr ka zbuluar se ka pasur oferta edhe nga kampionatet evropiane dhe SHBA e Australia, por zgjodhi klubin arab për shkak të projektit që kanë. /Telegrafi/

telegrafi sport app