LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo shënon super gol nga goditja e dënimit, ishte i 100-ti në karrierë për Portugalinë

Ronaldo shënon super gol nga goditja e dënimit, ishte i 100-ti në karrierë për Portugalinë
Cristiano Ronaldo (Foto: Linnea Rheborg/Getty Images)

Cristiano Ronaldo vazhdon të shkëlqejë me Portugalinë edhe pse është në moshën 35 vjeçare.

Portugezi shënoi ndaj Suedisë një super gol nga goditje e dënimit rreth 30 metra.


Ishte koha e shtesë e pjesës së parë kur Ronaldo kaloi në epërsi Portugalinë.

Ky ishte goli i tij i 100-ti me kombëtare, duke arritur edhe një tjetër ëndërr të tij.

Cristiano Ronaldo (Foto: Linnea Rheborg/Getty Images)

Ronaldo e ka fituar Kampionatin Evropian me Portugalinë dhe është shënuesi më i mirë në histori i kësaj kombëtareje. /Telegrafi/