LAJMI I FUNDIT:

“Ronaldo, Ronaldo, Siuuu” – tifozët e Al Nassr të elektrizuar nga transferimin i Cristianos

“Ronaldo, Ronaldo, Siuuu” – tifozët e Al Nassr të elektrizuar nga transferimin i Cristianos

Tifozët e elektrizuar të Al Nassr brohoritën emrin e Cristiano Ronaldos dhe performuan stilin e tij të festimit, të quajtur si ‘Siiiu’, në tribuna ndërsa prisnin me padurim mbërritjen e yllit portugez në Arabinë Saudite.

Futbollisti nënshkroi një marrëveshje historike prej 200 milionë eurosh në vit me klubin saudit Al Nassr të premten me një kontratë dyvjeçare, pas largimit të tij të hidhur nga Manchester United.

Ndërsa shitjet e fanellës së re të Ronaldos u rritën në qiell vetëm disa orë pas nënshkrimit të marrëveshjes, tifozët e klubit janë shumë të emocionuar për të parë heroin e tyre të ri në aksion.

Në një video virale që qarkullon në Twitter, tifozët e Al Nassr mund të shihen duke brohoritur ‘Ronaldo, Ronaldo’ dhe duke bërtitur Siiiu, stili i tij i famshëm i festimit të golave, gjatë ndeshjes së Saudi Pro League të dielën.

Ylli 37 vjeçar u largua nga Manchester United muajin e kaluar pas një interviste shpërthyese televizive me PiersMorgan, në të cilën sulmuesi tha se ndihej i tradhtuar nga klubi dhe nuk e respektonte trajnerin Erik ten Hag.

Ai përfaqësoi Portugalinë në Katar, ku u bë lojtari i parë që shënoi në pesë Kupat e Botës pasi realizoi një penallti në ndeshjen hapëse të Grupit H kundër Ganës. Portugalia u eliminua në çerekfinale nga Maroku. /Telegrafi/

https://twitter.com/E_A77/status/1609243889885405187?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1609243889885405187%7Ctwgr%5Eb9f25437323848ee0b1cd7337e1f6797f65d5803%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fa-sports.tv%2Fwatch-al-nassr-fans-chant-ronaldo-ronaldo-in-stands%2F

Në trend Sport

Më shumë
Vinicius shkruan historinë pas golit në finale ndaj Dortmundit – barazon rekordin e jashtëzakonshëm të Messit

Vinicius shkruan historinë pas golit në finale ndaj Dortmundit – barazon rekordin e jashtëzakonshëm të Messit

Liga e Kampionëve
“Nata më e mirë e jetës sime”, Bellingham me një intervistë tepër emocionuese pasi fitoi Ligën e Kampionëve

“Nata më e mirë e jetës sime”, Bellingham me një intervistë tepër emocionuese pasi fitoi Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
“Ai nuk është trajner i rrjeteve sociale”, Mourinho nuk kursehet nga lëvdatat për Ancelottin

“Ai nuk është trajner i rrjeteve sociale”, Mourinho nuk kursehet nga lëvdatat për Ancelottin

Liga e Kampionëve
Real Madridi, mbret i Evropës për herë të 15-të në histori

Real Madridi, mbret i Evropës për herë të 15-të në histori

Liga e Kampionëve
Notat e lojtarëve, Borussia Dortmund 0-2 Real Madridi: Carvajal e Kroos më të mirët në fushë

Notat e lojtarëve, Borussia Dortmund 0-2 Real Madridi: Carvajal e Kroos më të mirët në fushë

Liga e Kampionëve
Vincent Kompany 'godet' Manchester Unitedin, kërkon yllin kryesor të tyre

Vincent Kompany 'godet' Manchester Unitedin, kërkon yllin kryesor të tyre

Bundesliga
Kalo në kategori