LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo reagon edhe në rrjetet sociale pas fitimit të Topit të Artë (Foto)

Ronaldo reagon edhe në rrjetet sociale pas fitimit të Topit të Artë (Foto)

Cristiano Ronaldo ka shfrytëzuar edhe rrjetet sociale për të folur pas pranimit të Topit të Artë për vitin 2017.

Ylli portugez fitoi çmimin e madh prestigjioz individual, Topin e Artë për vitin 2017, çmim ky që ndahet nga revista franceze France Football.


Cristiano Ronaldo fiton Topin e Artë 2017 (Foto)
Lexo po ashtu Cristiano Ronaldo fiton Topin e Artë 2017 (Foto)

Sulmuesi i Real Madridit arriti përsëri të mposht në garë rivalin e tij të madh, argjentinasin Lionel Messi, i cili përfundoi në vendin e dytë, ndërsa në vend të tretë u radhit Neymar.

Me këtë trofe të madh individual, Ronaldo arriti të barazoj Messin, me nga pesë Topa të Artë të fituar gjatë karrierës.

Pas fjalëve të para të thëna pas pranimit të trofeut në Kullën e Eifelit në Paris, Ronaldo ka shkruar edhe në rrjetet sociale.

Fjalët e para të Ronaldos pas fitimit të Topit të pestë të Artë
Lexo po ashtu Fjalët e para të Ronaldos pas fitimit të Topit të pestë të Artë

Ronaldo ka treguar edhe ka një ndjenjë të pabesueshme pas iu realizuar edhe një ëndërr, teksa ka falënderuar të gjithë atë që ia mundësuan këtë.

Ronaldo së bashku me Presidentin e Real Madridit, Florentino Perez

“Një ëndërr tjetër u realizua. Ndjenjë e pabesueshme”.

“Faleminderit familjes, miqve, shokëve të ekipit, trajnerëve dhe të gjithë atyre që qëndruan pranë meje përgjatë viteve”, ka shkruar Ronaldo në rrjetet sociale. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Liga e Kampionëve
Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ligat tjera
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori