LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo nervozohet kur i futet topi nën këmbë, ai e gjuan atë jashtë stadiumit (Video)

Ronaldo nervozohet kur i futet topi nën këmbë, ai e gjuan atë jashtë stadiumit (Video)

Ronaldo pasi e mori një top nën këmbë nga Danilo, ai u ‘çartë’ me njërin nga kapitenët e ekipit të Real Madridit, Marcelon , i cili ishte duke qeshur, pastaj e goditi topin drejt gazetarëve.   

Ronaldo njihet si një lojtarët me një temperament të shkurtër nervoze, por kjo ishte ekstreme për të, pasi duhet ta kuptojë edhe anën e shakasë në futboll.


Ronaldo nuk ishte i lumtur me festën e vogël të Danilos dhe Marcelos, pasi festuan që i futën topin nën këmbë.

Real Madrid do të luajë me Real Betisin të shtunën në La Liga, për të kërkuar fitore pas disa barazimeve të njëpasnjëshme.

Djelmoshat e Zinedine Zidanes janë në vendin e dytë pas Atletico Madridit që është lider. /Telegrafi/

https://twitter.com/RM_Noticias4V/status/786886472846675968