LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo mesazh Sarrit me përqafimin që i bëri Santosit, i cili deklaroi se nuk ka dyshuar kurrë në CR7

Ronaldo mesazh Sarrit me përqafimin që i bëri Santosit, i cili deklaroi se nuk ka dyshuar kurrë në CR7
(Foto: Screenshot/Twitter)

Cristiano Ronaldo e la pas situatën e krijuar te Juventusi me një performancë mbresëlënëse në ndeshjen ndërmjet Portugalisë dhe Lituanisë, në të cilën shënoi het-trik.

Superylli portugez u bë kryetemë e mediave sportive pas zëvendësimit që i bëri Maurizio Sarri në ndeshjen kundër Milanit, pasi reagimi i 34-vjeçarit tregoi haptas pakënaqësinë me veprimin e trajnerit.


Pasi e përgënjeshtroi Sarrin me het-trik, Bonucci thotë se Juve do të bisedojë me Ronaldon
Lexo po ashtu Pasi e përgënjeshtroi Sarrin me het-trik, Bonucci thotë se Juve do të bisedojë me Ronaldon

Është raportuar se CR7 e kishte sharë Sarrin teksa largohej nga fusha, ndërkohë që një veprim i tij në ndeshjen kualifikuese për ‘Euro 2020’ është cilësuar si mesazh kundrejt trajnerit të Juves.

Ronaldo kishte rezervuar një përqafim të gjatë për trajnerin e Portugalisë, Fernando Santos, i cili e ka mbështetur publikisht lojtarin e tij kryesor pas ngjarjeve të fundit.

“Ai është në rregull. Nuk kam pasur dyshim për këtë, ashtu siç kam thënë edhe para ndeshjes. Të tjerët kanë dyshuar, por unë nuk kam pasur kurrfarë dyshimi”, është shprehur ai për RTP.

Pas fishkëllimës së fundit të gjyqtarit, ai e ka përqafuar përzgjedhësin portugez duke e falënderuar në këtë mënyrë për besimin, që njëherësh ishte mesazh për Sarrin, i cili ka deklaruar se Ronaldo nuk është në formën e tij më të mirë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Ndërkombëtare
Man City në telashe të mëdha – Liga Premier jep paralajmërimin lidhur me shkeljen e 115 rregullave

Man City në telashe të mëdha – Liga Premier jep paralajmërimin lidhur me shkeljen e 115 rregullave

Premier League
Klopp thyen heshtjen për vendimin e Liverpoolit për emërimin e Arne Slot dhe zbulon këshillat që do t'i jepte zëvendësuesit të tij

Klopp thyen heshtjen për vendimin e Liverpoolit për emërimin e Arne Slot dhe zbulon këshillat që do t'i jepte zëvendësuesit të tij

Premier League
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Kalo në kategori