LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo i ka të gjitha, por jo tatuazhe dhe pas kësaj qëndron dëshira e madhe për të dhuruar gjak

Ronaldo i ka të gjitha, por jo tatuazhe dhe pas kësaj qëndron dëshira e madhe për të dhuruar gjak
(Foto: Getty Images/Twitter)

Derisa shumë futbollistë dhe yje tjera të njohura i shfrytëzojnë paratë e tyre të majme për ta vizatuar trupin me tatuazhe të ndryshme artistike, Cristiano Ronaldo është i përmbajtur.

Futbollisti portugez, i cili nuk heziton ta ekspozojë fizikun e tij, vë në pah se e ka mbajtur trupin në gjendje të mirë, gjë që i ka ndihmuar edhe për paraqitjet në fushën e lojës.


Arsyeja pse CR7 nuk bën tatuazhe është sepse ai dhuron rregullisht gjak.

“Të gjithë ne mund ta bëjmë dallimin duke dhuruar gjak. Çdo dhurim mund t’u shërbejë tre njerëzve në situata emergjente dhe për nevoja afatgjate të trajtimeve mjekësore”.

Të gjitha lajmet për CRISTIANO RONALDON
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për CRISTIANO RONALDON

“Prandaj jam entuziast për rëndësinë e dhurimit të gjakut dhe për t’i inkurajuar njerëzit në gjithë botën që të bëhen dhurues të përhershëm të gjakut dhe të ndihmojnë që të shpëtojnë jetë”, kishte thënë Ronaldo për Eurosport në vitin 2015.

Po ashtu, në vitin 2017, ai i kishte bërë disa postime në Twitter nga momentet e dhurimit të gjakut.

Dhuruesit e gjakut të cilët bëjnë tatuazhe, duhet të presin me muaj për të dhënë gjak, ndërsa Cristiano nuk dëshiron ta bëjë një gjë të tillë. Po ashtu, gjaku i tyre duhet t’iu nënshtrohet disa testeve mjekësore, para se të përdoret.

(Foto: Getty Images)

Sipas mjekëve, ata që bëjnë art trupor apo piercing duhet të presin së paku gjashtë muaj, para se të dhurojnë gjak, ndërsa gjaku i këtyre dhuruesve u nënshtrohet testimeve të detyrueshme. Ndërkaq, gjithnjë e më shumë po shtohen kundërthëniet rreth shfrytëzimit të gjakut nga dhuruesit që kanë tatuazhe.


Zemërgjerësia e Ronaldos nuk mbaron kurrë. Ai është njëherësh edhe dhurues i palcës kockore. Fituesi i pesëfishtë i Topit të Artë vendosi ta dhuronte palcën e tij kockore kur ish-futbollistit portugez, Carlos Martins, iu sëmur djali.

“Ishte koha kur Carlos (Martins) ishte me ne në ekipin kombëtar. Ai na tregoi për problemin e djalit të tij dhe ne, lojtarët, treguam unitet të madh për t’i ndihmuar atij dhe djalit të tij, sepse e dinim se ishte një situatë shumë e komplikuar”.

Carlos Martins (Foto: Getty Images)

“(Dhurimi i palcës kockore) është diçka për të cilën shumë njerëz mendojnë se është gjë e vështirë për t’u bërë, por nuk dallon nga dhurimi i gjakut dhe nuk dhemb”.

“E kam bërë para shumë vitesh dhe nëse më duhet ta bëj sërish, do ta bëja, sepse është një sëmundje shumë serioze për shumë fëmijë dhe ne duhet t’u ndihmojmë”, ka rrëfyer CR7 për Cadena Cope. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Martohet çifti i Big Brother VIP Kosova, Urimi dhe Alisa

Martohet çifti i Big Brother VIP Kosova, Urimi dhe Alisa

Magazina
A e ke tradhtuar gruan? Elita Rudi vë në siklet Gjikon në mes të emisionit

A e ke tradhtuar gruan? Elita Rudi vë në siklet Gjikon në mes të emisionit

Magazina
Diddy kërkon falje pas publikimit të pamjeve ku shihej duke e rrahur ish-të dashurën

Diddy kërkon falje pas publikimit të pamjeve ku shihej duke e rrahur ish-të dashurën

Magazina
U mundua të mbulohej, por Erjola Doçi zbulon më shumë se ç'duhet teksa po kërcente në spektaklin e BBVA

U mundua të mbulohej, por Erjola Doçi zbulon më shumë se ç'duhet teksa po kërcente në spektaklin e BBVA

Magazina
Romeo tregon këshillat që ia ka dhënë Donaldi para se të hynte në BBVA: Ka qenë e vështirë të luftoja pa të në krah

Romeo tregon këshillat që ia ka dhënë Donaldi para se të hynte në BBVA: Ka qenë e vështirë të luftoja pa të në krah

Magazina

"Për dashurinë e jetës sime" - mesazhi prekës i Ronaldos në fustanin që veshi Georgina Rodriguez

Magazina
Kalo në kategori