LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo flet për Messin, Cristianon, mashtrimet e Romarios dhe marrëveshjen e Mbappes me Real Madridin

Ronaldo flet për Messin, Cristianon, mashtrimet e Romarios dhe marrëveshjen e Mbappes me Real Madridin

Ish-sulmuesi i Interit dhe Milanit, Ronaldo Nazario do të dëshironte të kishte të njëjtin mentalitet si Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo dhe pendohet që nuk luajti mjaftueshëm me Bobo Vierin në Inter.

Sulmuesi legjendar ishte i ftuar në emisionin Twitch Bobo TV, i drejtuar nga ish-sulmuesi i Italisë, Christian Vieri së bashku me Nicola Ventola, Antonio Cassano dhe Daniele Adani.


Ronaldo luajti me Vierin dhe Ventolën te Interi dhe me Cassanon te Real Madrid.

Lionel Messi nuk e ka fituar kurrë çmimin që ka marrë tani Salah - egjiptiani u bashkohet shumë legjendave të futbollit
Lexo po ashtu Lionel Messi nuk e ka fituar kurrë çmimin që ka marrë tani Salah - egjiptiani u bashkohet shumë legjendave të futbollit

Në letër, partneriteti i tij fantastik me Vierin ishte një nga më emocionuesit në Serie A në fund të viteve ’90-ta, por lëndimet e vazhdueshme të Ronaldos e penguan të luanin vazhdimisht së bashku.

“Doja të luaja me Vierin me çdo kusht”, deklaroi Ronaldo.

“Për shkak të lëndimeve, nuk kemi luajtur shumë ndeshje së bashku, është turp. Vieri iu bashkua Interit vetëm për të luajtur me mua, ai mund t’i bashkohej ndonjë klubi tjetër të lartë”.

Ronaldo fitoi dy Kupa Botërore në karrierën e tij. E para ishte në vitin 1994, kur ai nuk luajti as një minutë në turneun e organizuar në SHBA.

“Kam mësuar shumë nga Romario dhe Bebeto”, vazhdoi ish-sulmuesi. “Ata ishin një frymëzim për mua edhe nëse Romario ishte qelbësirë sepse i detyronte lojtarët e rinj të pastronin këpucët ose t’i sillnin kafe”.

“Disa vite më vonë, në vitin 1997, unë isha tashmë një lojtar i rëndësishëm. Unë kisha fituar tashmë Topin e Artë dhe gjatë stërvitjes për Kupën e Amerikës, Romario papritmas më tha: ‘Bëhu gati, do të dalim sonte, mos u shqetëso’”.

Kontrata 10-vjeçare e yllit të NFL, Patrick Mahomes, arrin në të njëjtën shumë sa vlera neto e Ronaldos
Lexo po ashtu Kontrata 10-vjeçare e yllit të NFL, Patrick Mahomes, arrin në të njëjtën shumë sa vlera neto e Ronaldos

“Ai kishte përgatitur një shkallë për t’u ngjitur mbi murin e hotelit dhe në anën tjetër na priste një taksi”.

“Ne u kthyem në orën 5 të mëngjesit dhe isha i lodhur të nesërmen në stërvitje. E kuptova që Romario e bëri këtë qëllimisht për të më lodhur dhe për të zënë vendin tim në 11-shen startuese”.

Brazili humbi finalen e Kupës së Botës 1998 kundër Francës, por Ronaldo fitoi sërish trofeun në vitin 2002, duke shënuar dy gola në finale kundër Gjermanisë.

Ish-sulmuesi është ende shumë i përfshirë në futboll duke qenë pronar i Valladolidit në Spanjë dhe Cruzeiro në Brazil.

Duke folur për yjet e sotëm, si Messi apo Cristiano Ronaldo, Il Fenomeno tha: “Messi është i jashtëzakonshëm, një lojtar i fuqishëm dhe teknik. Ai dëshiron të shënojë në çdo ndeshje. Neymar është një tjetër lojtar më i mirë. Shpresoj se ai mund të fitojë diçka me Brazilin, por ai është kritikuar në shtëpi për shkak të jetës së tij private”.

“Megjithatë, ky brez futbollistësh është më i mirë se ne jashtë fushës”, vazhdoi Ronaldo.

Edhe pse i frikësuar, Ronaldo bën tamponin ndaj COVID-19, Roberto Carlos nuk ndalej së qeshuri
Lexo po ashtu Edhe pse i frikësuar, Ronaldo bën tamponin ndaj COVID-19, Roberto Carlos nuk ndalej së qeshuri

“Ata hanë mirë dhe flenë shumë. Për ne ishte e kundërta, pa përmendur numrin e femrave që kishim. Thjesht mendoni të keni të njëjtin mentalitet…”.

Por kush është sulmuesi më i mirë në botë tani?

Në sekondë, minutë, orë, ditë, javë, muaj dhe vit – shuma që do ta fitojë Mbappe te Reali
Lexo po ashtu Në sekondë, minutë, orë, ditë, javë, muaj dhe vit – shuma që do ta fitojë Mbappe te Reali

“Benzema, nuk ka dyshime për këtë. Lewandowski pas tij. Haaland do të bëhet nr.1, por dy të tjerët janë më të mirë se ai për momentin”.

“Mbappe është gjithashtu shumë i fortë. Kam lexuar se ai ka nënshkruar një kontratë 50 milionë euro në vit me Real Madridin. Sigurisht, ne luajtëm në kohën e gabuar”, ka shtuar më tej ai. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Lista me 10 lojtarët që e kanë të ardhmen e sigurt te Man United - të tjerët janë në shitje

Lista me 10 lojtarët që e kanë të ardhmen e sigurt te Man United - të tjerët janë në shitje

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Përfaqësueset
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Kalo në kategori