LAJMI I FUNDIT:

Lionel Messi nuk e ka fituar kurrë çmimin që ka marrë tani Salah – egjiptiani u bashkohet shumë legjendave të futbollit

Lionel Messi nuk e ka fituar kurrë çmimin që ka marrë tani Salah – egjiptiani u bashkohet shumë legjendave të futbollit

Mohamed Salah është zyrtarisht fituesi i 19-të i çmimit Golden Foot.

Në një natë ku Lionel Messi ngriti trofeun e Topit të Artë për të shtatën herë, u mësua se edhe sulmuesi i Liverpoolit ka fituar një çmim të madh.

Për shkak të gjendjes shëndetësore, Salah nuk ishte në gjendje të merrte pjesë personalisht në ceremoninë, por gruaja e tij ishte aty për të marrë çmimin prestigjioz që është fituar nga kaq shumë legjenda.

Fitimi i çmimit Golden Foot do të thotë që gjurmët e lojtarit do të zënë vendin në shëtitoren e Kampionëve në Monako së bashku me gjurmët e legjendave si, Pele, Diego Maradona dhe shumë të tjerëve.

Duke reaguar ndaj triumfit të tij historik, Salah tha: “Unë jam gjithmonë shumë i lumtur kur fitoj një çmim. Çmimi Golden Foot ka një domethënie të veçantë për mua, sepse është fituar nga shumë legjenda të futbollit botëror. Për këtë arsye e konsideroj një çmim vërtet special”.

Dhe Salah u përball me një konkurrencë tepër të vështirë për të dalë në krye me Messin (që ende nuk e ka fituar këtë çmim), Gerard Pique, Robert Leëandoëski, Giorgio Chiellini, Neymar, Sergio Ramos, Sergio Aguero, Karim Benzema dhe Romelu Lukaku që përmbyllnin të nominuarit në vitin 2021.

Por, si funksionon në të vërtetë çmimi Golden Foot Aëard? Përveç kësaj, është një vlerësim shumë i vështirë, saqë edhe Messi nuk e ka marrë ende çmimin.

Këmba e Artë krenohet si ‘çmimi i vetëm që mund të fitohet vetëm një herë në karrierë’ me vetëm lojtarë aktivë mbi moshën 28 ​​vjeçare të kualifikuar për të marrë gjurmët e arta.

Mediat sportive nga e gjithë bota ngushtojnë një përzgjedhje fillestare prej 50 kandidatësh nga Komisioni i Këmbës së Artë në 10, përpara se tifozët e futbollit të thonë fjalën e fundit si pjesë e një sistemi votimi online.

Pra, kujt i bashkohet Salah në listën e dekoruar të ish-fituesve të Këmbës së Artë, mund ta shikoni më poshtë:

2003 – Roberto Baggio

2004 – Pavel Nedved

p1flotr4jag605dihes1n677huh.jpg

2005 – Andriy Shevchenko

2006 – Ronaldo Nazario

2007 – Alessandro del Piero

2008 – Roberto Carlos

p1flottrmr12hafs4gjf1j2f1bncj.jpg

2009 – Ronaldinho

2010 – Francesco Totti

2011 – Ryan Giggs

2012 – Zlatan Ibrahimovic

p1flotm5pp1kph1af1emt179aesgd.jpg

2013 – Didier Drogba

2014 – Andres Iniesta

2015 – Samuel Eto’o

2016 – Gianluigi Buffon

2017 – Iker Casillas

p1flotnu8g5tk17f3jugtal15njf.jpg

2018 – Edinson Cavani

2019 – Luka Modric

2020 – Cristiano Ronaldo

2021 – Mohamed Salah /Telegrafi/

p1flotiv591aovpl89u32h31mv5b.jpg

Në trend Sport

Më shumë
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Kalo në kategori