LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo dëshiron rikthimin te Unitedi

Ronaldo dëshiron rikthimin te Unitedi

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo është i etur të dëgjojë nga Manchester Unitedi për një rikthim mahnitës në Old Trafford.

Sulmuesi portugez ka luftuar për të ri-gjetur formën e tij të lartë këtë sezon pasi Los Blancos kanë rënë poshtë në garë për mbrojtjen e titullit.


Sipas gazetës AS, 32-vjeçari që fitoi Topin e Artë të tij të pestë vitin e kaluar, e ka parë veten këtë sezon të kalojë jashtë tre lojtarëve kryesorë në futbollin botëror.

Perez i vendosur, ofron Ronaldon plus të holla për ta sjell Neymarin në Real Madrid
Lexo po ashtu Perez i vendosur, ofron Ronaldon plus të holla për ta sjell Neymarin në Real Madrid

Ronaldo aktualisht fiton 21 milionë euro neto për sezon, mjaftueshëm për ta vënë atë të pestin në listën e pagave, por presidenti Florentino Perez i kishte premtuar atij një rritje page dhe nuk ia ka bërë atë.

Ronaldo është larg formës së dikurshme këtë sezon dhe Reali se sheh më të pa-shitshëm (Getty Images)

Kështu, Ronaldo u frustruar nga kjo dhe zërat për një largim të tij nga Reali drejt PSG-së, ka shprehur dëshirën që të kthehet tek Unitedi në Old Trafford.

Ai ka ngjallur presion mbi presidentin Florentino Perez për të ardhmen e tij duke lundruar mundësinë e një lëvizje pas fjalimit të tij gjatë pranimit të çmimit Topi i Artë.

Ronaldo: U zhgënjeva nga interesimi i Realit dhe Juves, për atë u transferova te Unitedi - aty plotësova një ëndërr
Lexo po ashtu Ronaldo: U zhgënjeva nga interesimi i Realit dhe Juves, për atë u transferova te Unitedi - aty plotësova një ëndërr

“Unë dua të vazhdoj në Madrid nëse është e mundur”, pati thënë fillimisht Ronaldo.

“Nëse është e mundur, do të dëshiroja të pensionohesha në Madrid. Por, kjo nuk varet nga unë, nuk jam bosi i klubit”, përfundoi presidenti. /Telegrafi/