LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo bënte gjëra që nuk dëshironte te Unitedi për t’u bërë lojtar ekipor, ai i sfidonte trajnerët për ta mësuar më shumë

Ronaldo bënte gjëra që nuk dëshironte te Unitedi për t’u bërë lojtar ekipor, ai i sfidonte trajnerët për ta mësuar më shumë
Mike Phelan dhe Cristiano Ronaldo (Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

Manchester Unitedi është dashur ta shndërronte Cristiano Ronaldon në një lojtar ekipor, në mënyrë që ta shfrytëzonte potencialin e tij maksimal, madje duke e shtyrë të bënte gjëra që nuk i pëlqenin. Por, falë këtij ndryshimi, ai u bë superyll botëror – thotë Mike Phelan.

Djajtë e Kuq e blenë portugezin në vitin 2003 nga Sporting Lisbona, ndërsa pasuan gjashtë sezone mjaft produktive, nga të cilat përfituan të dyja palët, edhe skuadra edhe lojtari.


Deri në kohën kur u transferua te Real Madridi (2009) për asokohe shumë rekorde, Ronaldo ishte transformuar nga një anësor spektakli, në një sulmues të frikshëm.

Mike Phelan dhe Cristiano Ronaldo (Foto: Ryan Pierse/Getty Images/Guliver)

Loja e tij u ngrit në nivel akoma më të lartë në Spanjë, ndërsa golat e CR7 nuk kanë të ndalur edhe në moshën 35 vjeçare te kampioni italian, Juventus.

Phelan, i cili punonte si trajner në ekipin e parë nën Sir Alex Fergusonin, beson se Unitedi e ka vënë bazën që i ka ndihmuar portugezit të bëhet një prej më të mirëve në histori.

Mike Phelan dhe Ole Gunnar Solskjaer (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Trajneri, i cili tash është kthyer në Old Trafford si dora e djathtë e Ole Gunnar Solskjaer, ka thënë për The Coaching Manual se klubi anglez e dinte se ka një diamant në dorë dhe një talent që mund të nxinte sa më shumë mësim, këshilla dhe informacion.

“Ronaldo u dallua. Ai ishte si një sfungjer. Dëshironte më shumë (këshilla nga trajnerët e Unitedit). Të sfidonte për më shumë. Ne duhej të përpiqeshim dhe ta bënim Cristianon lojtar më ekipor dhe ai e kuptoi. Në fund e mësoi”.

“Ishin disa gjëra që i bënim në stërvitje që e detyronin atë të bënte gjëra që nuk dëshironte t’i bëjë”. Sidomos kur erdhi suksesi dhe pas transferimit te Real Madridi, ishin disa gjëra – që kur i shikonim ndeshjet te Madridi – ato i kishte marrë te Manchester Unitedi”.

Cristiano Ronaldo si lojtar i Real Madridit (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

“Ai po e përkthente atë me shkallët e përsosmërisë. Kjo është shumë e rëndësishme dhe është një ndjenjë përmbushjeje dhe kënaqësie për atë që ka arritur”.

“Nuk po them se unë e jam krijuar Cristiano Ronaldon. Shumë njerëz kanë ndikuar tek ai. Por, ndikimin më të madh e ka pasur nga vetvetja – motivi i tij ka qenë fantastik”.

Gjatë qëndrimit te Manchester Unitedi (2003-2009), portugezi shënoi 118 gola në 292 paraqitje duke fituar (mes tjerash) tre tituj të Ligës Premier, një trofe të Ligës së Kampionëve dhe Topin e parë të Artë. /Telegrafi/

Cristiano Ronaldo aktualisht luan te Juventusi (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Në trend Sport

Më shumë
Pep Guardiola dhe Heung-Min Son kishin një bisedë me të përfunduar ndeshja mes Cityt dhe Spurs

Pep Guardiola dhe Heung-Min Son kishin një bisedë me të përfunduar ndeshja mes Cityt dhe Spurs

Premier League
Dështimi i Ligës Premier 'në prag të shndërrimit në miliarder' falë biznesit jashtëzakonisht të suksesshëm

Dështimi i Ligës Premier 'në prag të shndërrimit në miliarder' falë biznesit jashtëzakonisht të suksesshëm

Premier League
Çmenduria e kësaj vere: Bruno Fernandes transferohet te Interi?

Çmenduria e kësaj vere: Bruno Fernandes transferohet te Interi?

Serie A
“Ishim gati, por s’na pyetën fare” - Ministri i Sportit, Hajrulla Çeku reagon ashpër ndaj bashkëpunimit Shqipëri-Serbi

“Ishim gati, por s’na pyetën fare” - Ministri i Sportit, Hajrulla Çeku reagon ashpër ndaj bashkëpunimit Shqipëri-Serbi

Kombëtarja e Shqipërisë
E bleu si super talent për 60 milionë euro, PSG e ka ofruar te gjigantët italianë Manuel Ugarten

E bleu si super talent për 60 milionë euro, PSG e ka ofruar te gjigantët italianë Manuel Ugarten

Serie A
“Situata është shumë e vështirë”, Xavi dërgon mesazh të fortë për tifozët e Barçës në mbarë botën

“Situata është shumë e vështirë”, Xavi dërgon mesazh të fortë për tifozët e Barçës në mbarë botën

La Liga
Kalo në kategori