Këngëtarja e njohur shqiptare, Jonida Maliqi, po e shijon në maksimum lidhjen e saj me aktorin Romeo Veshaj.

Ky i fundit ka publikuar së fundmi në rrjetin social Instagram disa fotografi të përbashkëta të çiftit, ku shfaqen mjaft të utur krah njëri-tjetrit.

Dyshja këtë herë kanë pozuar së bashku gjatë një darke romantike në plazh, teksa buzëqeshja në fytyrat e tyre tregon për harmoninë që mbizotëron në çift.

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Të veshur në të bardha, Jonida dhe Romeo dukeshin mjaft elegantë, teksa pozuan pranë darkës romantike me qirinj.

Aktori i njohur nuk i kurseu disa fjalë zemre në mbishkrimin e këtyre imazheve që ndau me ndjekësit e tij në rrjetin social Instagram.

“Ti buzëqesh, buzëqeshi edhe unë…kështu funksionin”, shkroi Romeo përbri fotografive.

Çifti në fjalë kanë qenë shumë të komentuar në media që nga viti i kaluar, ndërsa tani i kanë më të shpeshta paraqitjet e përbashkëta në rrjetet sociale. /Telegrafi/

View this post on Instagram

Zero-Gravity @jonidamaliqi ❤️

A post shared by Romeo Veshaj (@romeoveshaj) on Jul 20, 2020 at 12:14pm PDT