Usher krijoi një moment viral gjatë koncertit të tij në Nashville, pasi largoi nga skena një fanse që dukej e parehatshme gjatë ndërveprimit me të.

Këngëtari 47-vjeçar, i cili aktualisht po zhvillon turneun e tij, ftoi në skenë një fanse nga zona VIP.


Gjatë performancës, ai këndoi dhe kërceu pranë saj, si pjesë e spektaklit të tij të zakonshëm, por reagimi i saj i ftohtë dhe shprehja e sikletshme tërhoqën menjëherë vëmendjen, shkruan DailyMail.

Pasi pa se fansja nuk po ndihej rehat, Usher ndaloi performancën dhe tha në mikrofon: “Nuk mendoj se ajo dëshiron të jetë në skenë”.

Më pas i bëri shenjë që të kthehej në vendin e saj mes publikut.

Momenti u bë shpejt viral në rrjetet sociale, ku përdoruesit reaguan me komente të ndryshme.

Disa e mbështetën vendimin e artistit, ndërsa të tjerë u habitën që fansja kishte pranuar të ngjitej në skenë, duke ditur natyrën e performancave të Usher. /Telegrafi/