LAJMI I FUNDIT:

Roma shumë afër t’i sigurojë shërbimet e Gianlucca Scamaccas

Roma shumë afër t’i sigurojë shërbimet e Gianlucca Scamaccas

Gianluca Scamacca ka vendosur për tu rikthyer në Serie A vetëm pas një sezoni të kaluar në Angli.

Sulmuesi italian pati probleme me lëndime dhe përkundër se e ka nisur fazën përgatitore mjaftë mirë me gola e asistime, qëllimi është të largohet nga West Ham United.


Roma pritet të jetë klubi i ri për Scamaccan, me sulmuesin që i ka dhënë fjalën Giallorosëve.

Milani ofron Origin te West Hami për Scamaccan
Lexo po ashtu Milani ofron Origin te West Hami për Scamaccan

Tani dy klubet po bisedojnë për të gjetur një marrëveshje, me Romën që kërkon huazimin me të drejtë blerje derisa West Ham synon të vendos në klauzolë blerjen e obliguar.

24-vjeçari ka arritur tanimë marrëveshje personale me Romën dhe ka refuzuar skuadrat tjera italiane si Milan, Juventus dhe Inter.

Roma po has në vështirësi për të nënshkruar me Scamaccan
Lexo po ashtu Roma po has në vështirësi për të nënshkruar me Scamaccan

Scamacca nuk ishte i përfshirë të shtunën në sfidën West Ham – Dag & Red dhe mediat italiane kanë raportuar se java e ardhshme pritet të jetë vendimtare për transferimin e italianit në Olimpico.

Për sulmuesin italian do të jetë një rikthim te Roma, pasi lojtari ka dalë nga akademia e Giallorosëve vite më parë. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ligat tjera
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Liga e Kampionëve
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Liga e Kampionëve
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori