LAJMI I FUNDIT:

Roma rikthehet te Frattesi, tentohet rikthimi i mesfushorit në janar

Roma rikthehet te Frattesi, tentohet rikthimi i mesfushorit në janar

Davide Frattesi vazhdon të jetë një objektiv i madh i Romës për repartin e mesfushës.

Mesfushori italian ishte shumë pranë rikthimit te Roma gjatë afatit kalimtar të verës, por përkundër negociatave të stërzgjatura mes dy klubeve në fund nuk u gjet një marrëveshje.


Roma e ka shitur yllin e ri në vitin 2017 te Sassuolo dhe ka ruajtur 30 për qind të kartonit që tani i jep përparësi për ta ri-blerë atë.

Sassuolo po vazhdon të kërkoj 30 milionë euro për lojtarin, derisa Roma që ka 30 për qind të kartonit i bie të paguaj 21 milionë euro, shifër që po konsiderohet përsëri e lartë nga Giallorosët.

Ekipi i drejtuar nga Jose Mourinho kërkon që ta përfshijë në marrëveshje sulmuesin Eldor Shomurodov në mënyrë që të ulë kërkesat e Sassuolos, por nuk përjashtohet edhe huazimi i Edoardo Boves në Mappei Stadium.

23-vjeçari është duke kaluar nëpër një formë fantastike këtë edicion, ku në 15 ndeshje ka shënuar katër gola me fanellën zigjelbër.

Përveç Romës interesim për lojtarin ka shprehur edhe Napoli, Juventus e Milan, por dëshira e Frattesit është të rikthehet në Olimpico. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Premier League
PSG po përgatitet t'ia rrëmbejë Real Madridit super lojtarin nga dora

PSG po përgatitet t'ia rrëmbejë Real Madridit super lojtarin nga dora

Ligue 1
Zbulohet favoriti për të fituar çmimin

Zbulohet favoriti për të fituar çmimin "Golden Boy"

Ndërkombëtare
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Dikur luanin së bashku tek Real Madridi, Xabi Alonso tani e do transferimin e tij tek Leverkuseni

Dikur luanin së bashku tek Real Madridi, Xabi Alonso tani e do transferimin e tij tek Leverkuseni

Bundesliga
Kalo në kategori