LAJMI I FUNDIT:

Roma luan për rezultat pozitiv ndaj Cagliarit – formacionet bazë

Roma luan për rezultat pozitiv ndaj Cagliarit – formacionet bazë

Roma luan si mysafir i Cagliarit për ndeshjen e xhiros së dhjetë në Serie A që zhvillohet në stadiumin Unipol Domus.

Giallorossët janë në përpjekje që të rikthejnë formën që e patën në fillim të sezonit, ashtu që kanë nevojë për pikë të plota.


Cagliari ka arritur të sigurojë vetëm gjashtë pikë në nëntë javët e para në kampionatin italian dhe ndodhet në fund të tabelës.

Nuk do të mungojë edhe një përballje taktikash ndërmjet dy strategëve, Walter Mazzarri dhe Jose Mourinho.


Formacioni startues i Cagliarit: Cragno; Zappa, Ceppitelli, Carboni, Lykogiannis; Bellanova, Grassi, Marin; Deiola, Joao Pedro, Pavoletti.

Formacioni startues i Romës: Rui Patricio; Karsdorp, Mancini, Ibañez, Viña; Cristante, Veretout; Zaniolo, Pellegrini, Mkhitaryan; Abraham.


/Telegrafi/