LAJMI I FUNDIT:

Roma konfirmon huazimin e dy lojtarëve te Getafe

Roma konfirmon huazimin e dy lojtarëve te Getafe

Roma konfirmon se sulmuesi Borja Mayoral dhe mesfushori Gonzalo Villar i janë bashkuar Getafes në formë huazimi deri në fund të sezonit.

Giallorossët kanë lejuar huazimin e dy lojtarëve spanjoll, të cilët nuk kanë gjetur hapësira në skemat e trajnerit Jose Mourinho.


“Klubi mund të konfirmojë se sulmuesi Borja Mayoral dhe mesfushori Gonzalo Villar kanë përfunduar lëvizjet e përkohshme te skuadra spanjolle Getafe CF”.

“Të dy lojtarët i janë bashkuar ekipit të La Ligës në formë huazimi deri më 30 qershor 2022”.

“Villar, 23 vjeç, iu bashkua Romës në janar 2020 dhe ka bërë 64 paraqitje në të gjitha garat deri më tani – përfshirë 42 ndeshje në Serie A”.

“Mayoral, 24 vjeç, iu bashkua Giallorossëve në verën e vitit 2020 – duke shënuar 18 gola në 56 ndeshje në të gjitha garat për ekipin”.

“Klubi dëshiron t’u urojë fat të dy lojtarëve me këtë sfidë të re”, thuhet në deklaratën e Romës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Premier League
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Kalo në kategori