LAJMI I FUNDIT:

Roma kërkon fitoren ndaj Bolognas – formacionet zyrtare

Roma kërkon fitoren ndaj Bolognas – formacionet zyrtare

Në Stadio Olimpico zhvillohet ndeshja e xhiros së 16-të në Serie A ndërmjet Romës dhe Bolognas.

Giallorossët mbajnë vendin e gjashtë në renditje me 27 pikë, tri më pak se pozita e katërt që mbahet nga Lazio.


Bologna ka arkëtuar 19 pikë deri më tani në kampionatin italian dhe pozicionohet në vend të 11 në tabelë.

Trajnerët Salvatore Foti (në vend të të suspenduarit Jose Mourinho) dhe Thiago Motta do t’i drejtojnë skuadrat që zbresin në fushë nga minuta e parë.


Formacioni startues i Romës: Rui Patricio; Mancini, Smalling, Ibanez; Celik, Cristante, Tahirovic, El Shaarawy; Dybala, Pellegrini; Zaniolo.

Formacioni startues i Bolognas: Skorupski; Posch, Soumaoro, Lucumi, Lykogiannis; Medel, Ferguson; Orsolini, Dominguez, Soriano; Arnautovic.


/Telegrafi/