Roma ka bërë një hap të madh për transferimin e dy objektivave të tyre Gonçalo Guedes dhe Davide Frattesi.

Giallorosët kanë gjetur marrëveshjet personale me futbollistët të cilët kanë dhënë ‘Ok’ për transferimin në kryeqytetin italian.

Mesfushori italian Davide Frattesi tanimë ka kërkuar leje nga Daniele De Rossi për ta marrë fanellën me numër 16 në Olimpico.

Frattesi është pajtuar me Romën për një kontratë katër vjeçare nga e cila do të fitojë dy milionë euro në sezon.

Roma tani po kërkon të mbyllë marrëveshjen me Sassuolon që kërkon 30 milionë euro, por që Giallorosët posedojnë 30 për qind të kartonit të lojtarit dhe transferimi i Frattesit pritet t’i kushtojë pak më shumë se 20 milionë euro.

Davide Frattesi sa ishte pjesë e të rinjve të Romës

Goditja tjetër është ajo e sulmuesit portugez Gonçalo Guedes që është edhe prioriteti kryesor i Jose Mourinhos.

Drejtori sportiv Thiago Pinto ka pasur takim me agjentin e lojtarit Jorge Mendes i cili ka pranuar kushtet e Romës për një kontratë katër vjeçare me pagë vjetore prej katër milionë euro.

Valencia ka pranuar të ulë kërkesat në 30 milionë euro shkaku se duan ta shesin lojtarit para datës 30 për t’iu shmangur dënimit nga Fair Play Financiar.

Megjithatë Roma është gati t’i ofrojë 20 milionë euro në tavolinë dhe i ka propozuar Valencias që të zgjedh njërin mes Carles Perez dhe Amadou Diawara.

Zyrtarizimi i këtyre dy transferimeve nga Roma pritet brenda muajit qershor, derisa Giallorosët tanimë kanë prezantuar mesfushorin Nemanja Matic. /Telegrafi/