LAJMI I FUNDIT:

Roma futet në garë për Kessien

Roma futet në garë për Kessien
FLORENCE, ITALY - OCTOBER 16: Frank Kessie' of Atalanta BC reacts during the Serie A match between ACF Fiorentina and Atalanta BC at Stadio Artemio Franchi on October 16, 2016 in Florence, Italy. (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)

Mesfushori i talentuar i Atalantas, Franck Kessie po i numëron ditët e fundit tek klubi zi kaltër.

Forma e mrekullueshme e treguar këtë edicion, kanë bërë që skuadrat e mëdha të vihen pas tij.


Së fundmi në garë për lojtarin afrikan është futur edhe gjiganti italian Roma, që është duke kërkuar një mesfushor.

‘Calciomercato’, shkruan se Roma janë duke e monitoruar lojtarin para se të dalin me një ofertë zyrtare.

Besohet se ‘Giallorosët’, janë të gatshëm të ofrojnë 30 milionë euro për yllin afrikan por edhe 15 të tjera si bonuse.

Në 17 ndeshje këtë edicion, Kessie ka shënuar shtatë gola për Atalantën dhe ka dhuruar dy asistime.

20-vjeçari është duke u kërkuar edhe nga Chelsea, Manchester United, Liverpool, PSG dhe Schalke 04. /Telegrafi/