Roma thuhet se ka identifikuar Dario Benedetton, Andrea Belottin dhe Duvan Zapata si zëvendësues të mundshëm për Edin Dzeko këtë verë.

Sipas mediumit italian Corriere dello Sport, drejtori i përkohshëm sportiv Ricky Massara u takua me ish-mbrojtësin e Romës dhe shefin e Boca Juniors, Nicolas Burdisso në Trigoria më parë gjatë javës.

Duvan Zapata. (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Gazeta shpjegon se ata shfrytëzuan rastin për të diskutuar jo vetëm për Diego Perotti por edhe Benedetton, i cili mund të jetë një opsion i mundshëm për të mbështetur Patrik Schick në një dyshe sulmi të ri.

Dzeko pritet të largohet nga Roma gjatë verës, Interi një mundësi Dzeko pritet të largohet nga Roma gjatë verës, Interi një mundësi

Sulmuesi argjentinas thuhet se ka një çmim prej vetëm 10 milionë eurosh, duke e bërë atë një opsion të përballueshëm për Giallorossët.

Corriere shton se Roma është duke kërkuar edhe Belottin, pavarësisht dëshirës së tij për të qëndruar në Torino.

Një emër tjetër është edhe Zapata, edhe pse ky i fundit është i mundshëm vetëm nëse Gian Piero Gasperini bëhet trajneri i tyre i ardhshëm. /Telegrafi/

Andrea Belotti (Foto: Getty Images)