LAJMI I FUNDIT:

Roma dhe Milan në garë për Unai Nunez, por problem mbetet çmimi i tij

Roma dhe Milan në garë për Unai Nunez, por problem mbetet çmimi i tij

Roma dhe Milan shpesh herë viteve të fundit kanë pasur objektiva të njëjta në tregun e transferimeve.

Njëjtë është edhe këtë vit, ku dy gjigantët italianë janë vënë në ndjekje të mbrojtësit spanjoll Unai Nunez.


Qendërmbrojtësi spanjoll është duke kaluar formë të shkëlqyer me Athletic Bilbaon këtë sezon.

Kjo ka bërë që dy skuadrat e mëdha italiane të interesohen për transferimin e mbrojtësit.

Por problemi qëndron tek çmimi i lojtarit që sipas mediave spanjolle është 40 milionë euro.

Dy ekipet si Roma ashtu edhe Milan e duan mbrojtësin, por asnjëra nuk dëshiron të paguajë atë shumë për të.

Raportimet e fundit që vijnë nga Spanja dhe Italia thonë që Roma dhe Milan janë gati të shpenzojnë vetëm 25 milionë për Nunez, pasi çmimin prej 40 milionë e shohin si të lartë.

Vlen të theksohet se 24-vjeçari Nunez ka kontratë me Bilbaon deri në verën e vitit 2025. /Telegrafi/