LAJMI I FUNDIT:

Roma – Bologna, formacionet zyrtare: Giallorossët kërkojnë fitoren e radhës

Roma – Bologna, formacionet zyrtare: Giallorossët kërkojnë fitoren e radhës

Roma dhe Bologna kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Serie A.

Giallorossët janë nikoqir të Bolognas në ndeshjen e fundit të vlefshme për javën e 24-të në Serie A, e cila zhvillohet në Olimpico nga ora 20:30.


Skuadra e drejtuar nga Eusebio Di Francesco vjen nga një formë e mirë dhe kërkon fitoren e radhës për të mbetur në hap me pozitën e tretë dhe katërt.

Në anën tjetër, mysafirët do të synojnë gjithashtu rezultat pozitiv për të tentuar largimin nga zona e rënies nga kategoria.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Roma: Olsen; Florenzi, Fazio, Manolas, Kolarov; Pellegrini, N’Zonzi, Cristante; Zaniolo, Dzeko, Kluivert; 

Bologna: Skorupski; Mbaye, Danilo, Helander, Dijks; Poli, Pulgar, Soriano; Sansone, Santander, Edera. 

/Telegrafi/