LAJMI I FUNDIT:

Roma blindon yjet

Roma blindon yjet

Presidenti i Romës, James Pallotta sqaron nga Amerika zërat për të ardhmen e Miralem Pjanic dhe Radja Nainggolan.

Të dy lojtarët janë shumë të kërkuar nga disa klube të mëdha evropiane, por numri një i verdhekuqve nuk ka ndërmend të shesë boshnjakun apo belgun.

Pallotta tha se diçka të tillë e ka deklaruar edhe më parë pasi dëshiron t’i shohë lojtarët për një kohë të gjatë me fanellën e Romës.


“Nainggolan dhe Pjanic janë pjesë e rëndësishme e Romës. Ne i shohim edhe për shumë vite si pjesë e klubit”.

“Do të refuzojmë të gjitha ofertat që vijnë në drejtim tonin për dyshen. Nuk duam t’i shesim lojtarët më të mirë”, deklaroi Pallota.

Për Nainggolan, Chelsea është gati të paguajë 40 milionë euro, ndërsa Bayern Munich dhe Real Madrid kërkojnë boshnjakun Pjanic. /Telegrafi/